Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

338 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen dy arsyet kryesore qe Manchester United po e le te lire gratis Sanchez: ja detajet!

Inter, zbulohen dy arsyet kryesore qe Manchester United po e le te lire gratis Sanchez: ja detajet!
Inter Club Staff

Inter dhe Alexis Sanchez jane gjithmone e me afer: kiliani shume shpejt mund te transferohet ne Milano perfundimisht.

Ne diten e djeshme me sa duket ka ndodhur avancimi me i madh dhe deciziv ndermjet paleve per qendrimin e tij si zikalter.

Por ajo qe ka habitur me se shumti mediat dhe ekspertet e merkatos, ka qene vendimi i Manchester United.

Ata kane pranuar qe Alexis Sanchez te transferohet tek Interi falas (gratis) pa kerkuar me asnje euro per te.

Por sipas La Gazzetta dello Sport, pas ketij vendimi te United, ka dy motive shume te rendesishme.

“Ai ne radhe te pare, eshte konsideruar nga Manchester United si nje lojtar totalisht jashte projektit te Red Devils.”

“Por, nga ana tjeter, United ka marre kete vendim sepse kjo ka qene nje menyre per te shpetuar plot 60 milione euro.”

“Keto para do te kalonin ne kasat e Sanchez per rrogen e tij, ku 30 milione do ishin para te thata per te dhe 30 milione taksa.”

“Edhe pse United e nisi me pretendime te medha, duke kerkuar 15 milione euro nga Interi, Marotta ka qendruar stoik duke ulur kerkesen e United nga 15 milione ne 10 milione, ne 7 milione dhe ne fund, duke i bere ata qe te lejojne lojtarin te transferohet perfundimisht ne Milano pa paguar asnje euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.