Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

282 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen te gjitha shifrat: “Ja sa milione euro i jane paguar agjenteve te lojtareve ne 6 vitet e fundit.”

Inter, zbulohen te gjitha shifrat: “Ja sa milione euro i jane paguar agjenteve te lojtareve ne 6 vitet e fundit.”
Inter Club Staff

Jane me te vertete te pabesueshme shifrat qe kane dale ne pah diten e sotme per sa i perket perfitimeve te agjenteve te lojtareve ne Serie A.

Keshtu, eshte zbuluar se qe preej 2015, ne gjashte sezonet e fundit, e gjithe Serie A i ka paguar 913 milione euro agjenteve te lojtareve.

Kjo shifer e cmendur eshte publikuar ne te perditshmen italiane La Repubblica diten e sotme, dhe vjen nga specialistet e “Affari & Finanza”.

913 milione eurot e paguara per agjentet nga Serie A ne gjashte vitete e fundit e vendos Serie A vetem prapa Premier League, qe ne kete periudhe kohore ka shpenzuar 1,417 miliarde euro.

Ne vendin e pare, eshte Jonathan Barnett, shefi i Stellar Group, qe ne 2020 ka fituar plot 116,9 milione euro komisione ne 1,15 miliarde euro te xhiruara nga kompania e tij qe menaxhin shume lojtare.

Prapa tij menjehere gjejme emra si Jorge Mendes, Mino Raiola, Volker Struth dhe Federico Pastorello.

Te gjithe kane perfituar rreth 10% te vleres totale te kontratave te firmosura per lojtaret qe menaxhojne. Me te vertete shume.

Nderkohe, nga 2015, jane vetem tre klube qe kane shpenzuar me shume se 100 milione euro per komisione agjentesh ne Itali.

E para eshte Juventusi, e dyta eshte Interi me 107 milione euro, e treta eshte Roma me 103 milione euro qe ndiqet nga Milani me 94,6 milione euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.