Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

302 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet mesazhi qe Conte ka shkruar per lojtaret ne dhomat e zhveshjes: “Jane pikerisht…”

Inter, zbulohet mesazhi qe Conte ka shkruar per lojtaret ne dhomat e zhveshjes: “Jane pikerisht…”
Inter Club Staff

Inter po vrapon me shpejtesi drejt Skudetos dhe zikalterit tashme duhet te arrijne kater fitore per te siguruar matematikisht cdo gje.

Gjithesesi, Antonio Conte nuk deshiron asnje shperqendrim dhe po kerkon te motivoje ne maksimum  skuadren.

Sipas asaj qe shkruan sot Tuttosport, tranjeri i zikalterve ka printuar edhe nje shprehje dhe e ka ngjitur ne dhomen e zhveshjes.

Mesazhi eshte i qarte per te gjithe. Ja cfare tregon e perditshmja italiane: “Tashme ka mbetur vetem hapi i fundit per tu bere.”

“Eshte hapi me i rendesishem dhe duket se pjese e ketij hapi ka qene edhe barazimi ne fushen e Napolit dy dite me pare.”

“Interi ka treguar nje mentalitet teper te forte qe Conte e ka kerkuar qe prej dites se pare qe ka ardhur tek Interi.”

“Por kesaj radhe, Conte ka dashur te shkoje me tej. Ai ka ngjitur nje shprehje te printuar me permasa te medha qe lexohet qarte ne dhomen e zhveshjes.

“Jane titujt qe do te fitoni ato qe do ju bejne te medhenj”. Nje shprehje me qellim te qarte, ate per te motivuar te gjithe djemte drejt endrres Skudeto.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.