Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

728 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet ‘ultimatumi’ i Contes per veren: “Eshte i paprekshem: nuk leviz me nga Milano edhe sikur…”

Inter, zbulohet ‘ultimatumi’ i Contes per veren: “Eshte i paprekshem: nuk leviz me nga Milano edhe sikur…”
Inter Club Staff

Nje mur totalisht i pakalueshem. Nje lider i vertete, i lindur per kete pune dhe ne gjendje te marre perdore edhe shoket e skuadres ne naten e mungeses ne pankine te Antonio Contes.

Nuk ka me asnje dyshim ne rolin qendror qe Milan Skriniar ka ne projektin e Interit ne kete sezon, apo jo?

Veren e shkuar, pasi kaloi nje periudhe post-lockdown totalisht te pasigurt ku u afrua shume edhe me nje largim nga Interi, ai qendroi.

Interesi i Tottenham nuk u kthye dot ne nje transferim ne ditet e fundit te merkatos, per fatin e mire te Interit.

Viti ne shkuar, Milan Skriniar praktikisht e kishte humbur vendin e tij te titullarit tek Interi ndaj Diego Godin.

Por tani ish-mbrojtesi i Sampdorias, ka shtypur butonin restart dhe eshte vendosur me te dyja kembet ne mesin e projektit zikalter.

Pas veshtirsive ne adaptimin me mbrojtjen me tre ne 2019-20, Skriniar tashme duket si nje lojtar totalisht i ri.

Ai duket si ne habitatin e tij natyral ne sistemin e lojes se Antonio Contes.

Rezultati? Sapo jane larguar totalisht problemet e lidhura me Covid, nga 8 nentori e mbrapa, dita e sfides me Atalanten, Milan nuk e humbi me kurre vendin e tij tek Interi.

Por ai ka fituar edhe nje vend si lider, por edhe nje rol prej te paprekshmi ne skuadren zikalter.

Per te tashmen por edhe per te ardhmen. Aq shume sa nga Conte tek klubi ka ardhur nje ultimatum ne thonjeza, duke pare se ai ishte nje hap drejt largimit.

Sipas Contes, ky lojtar as nuk duhet te cohet ndermend qe te largohet nga Interi. Milan nuk leviz me qe nga Milano. 

“Me pak fjale, sot per sot Skriniar eshte i pashitshem per Interin. Ne janar ka pasur disa sondazhe per te, sidoms nga Premier League, por Interi ka ndryshuar mendim.”

“Pergjigja per te gjithe ka qene “As qe nuk behet fjale”. Vete Conte e konsideron tashme sllovakun si te paprekshem.”

“Ai nuk leviz me nga Milano, eshte qendror ne projektin e Interit”, shkruhet ne calciomercato.com diten e sotme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.