Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

3,036 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter, del ne pah oferta e fundit e PSG per Skriniar: “Ofrohet ne kembim edhe kartoni i lojtarit te…”

E FUNDIT – Inter, del ne pah oferta e fundit e PSG per Skriniar: “Ofrohet ne kembim edhe kartoni i lojtarit te…”
Inter Club Staff

Corriere dello Sport diten e sotme flet perseri per Milan Skriniar dhe mundesine e transferimit te tij ne Paris.

Eshte pikerisht skuadra e Paris Saint Germain ajo qe deshiron te beje te sajin gjigandin sllovak te mbrojtjes se Interit.

“Ne kete moment PSG po tenton qe te behet sa me shume kreative me oferten e saj sepse e ka te veshtire qe te arrije te shifra qe po kerkon Inter.”

“Zikalterit kane vene nje cmim dysheme per Skriniar qe kap shifren e 80 milione eurove por me sa duket, PSG mund te shkoje deri ne 60.”

“Gjithesesi, edhe keto 60 milione ne oferten e Paris Saint Germain jane arritur vetem duke perfshire nje lojtar ne marreveshje.”

“Per shembull, PSG ka ofruar deri me tani cash plus kartonin e Thilo Kehrer por reagimi i Interit ka qene menjehere i ftohte dhe ka refuzuar.”

“Sot per sot, Campos ka arritur te vere ne tavolinen e Interit rreth 60 milione euro dhe nga Marotta dhe Ausilio ka marre ne kembim nje pergjigje negative.”

“Skriniar nderkohe po pret lajme sepse ne kete moment nuk ka kerkuar as shitjen tek Inter, por nuk e ka refuzuar PSG. Ai ja ka lene Interit ne dore te vendose fatin e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.