Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

554 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter zgjedh me ne fund portierin e se ardhmes: “Marotta eshte shume afer goditjes: ideja e pare eshte qe…”

Inter zgjedh me ne fund portierin e se ardhmes: “Marotta eshte shume afer goditjes: ideja e pare eshte qe…”
Inter Club Staff

Tashme nuk ka me asnje dyshim: Interi ka zgjedhur Juan Musso si pasardhesin e Samir Handanovic ne Milanon zikalter.

Portieri i Udineses i pelqen te gjitheve ne shtepine Inter dhe aty po studiohet aktualisht edhe nje levizje per ta sjelle ne Milano ne 2022.

Ky eshte edhe viti kur do te skadoje kontrata e portierit aktual me Interin, dhe kete gje e konfirmon sot La Gazzetta dello Sport.

“Ne porte ka pasur gjithmone qartesi, por me sa duket se tashme Interi e ka marre nje vendim perfundimtar dhe te rendesishem.”

“Eshte shume e mundshme qe Handanovic te largohet pikerisht per ti lene vendin Juan Mussos se Udineses.”

“Beppe Marotta po studion te gjitha mundesite qe ta siguroje portierin per sezonin e ardhshem, duke siguruar edhe nje klauzole.”

“Per momentin nuk mendohet qe Musso te blihet per kete sezon, duke respektuar keshtu pozicionin e Handanovic.”

“Por gjithcka po luhet me perpara per sezonin e ardhshe. Ai eshte portieri i zgjedhur per te ardhmen e Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.