Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

777 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi ne Champions, Suning gezohet tejmase: Kjo sepse zikalterit jane klubi i vetem ne CHL qe…

Interi ne Champions, Suning gezohet tejmase: Kjo sepse zikalterit jane klubi i vetem ne CHL qe…
Inter Club Staff

Pas shortit te grupeve te Champions League qe kryqezoi fatin e Interit me ate te Barcelones, Tottenham dhe PSV, ai qe ka gezuar me shume mbase ka qene vetem nje: Steven Zhang.

Djali i bosit te madh, Zhang Jindong, eshte mesuar te shikoje mundesi dhe jo veshtiresi dhe per te rikthimi ne Champions i Interit dhe perballja me keto skuadra eshte nje mundesi shume e madhe.

Suning po perjeton momentin me te larte te drejtimit te saj tek Interi sepse me ne fund zikalterit jane kualifikuar pas vitesh pritje.

“Ne Champions ka skuadra qe kane aksione te shitura tek kompani kineze e qe jane Manchester City dhe Atletico Madrid, por behet fjale per aksione minorance.”

“Slavia Praga dhe Nice jane dy klube te tjera qe kane maxhorance kineze, por qe jane ndalur ne fazen para-eleminatore.”

“E keshtu, kompania super e fuqishme nga Nanjing, ka derguar Interin ne 32 me te fortat ne Europe.”

“Ne Champions jane te shumte aksioneret me maxhorance ruse, arabe, tailandeze, katariote por nje klub me maxhorance kineze tjeter nuk ekziston. Eshte vetem Interi.”

Ne ndeshjen e pare te zikalterve ne Champions kunder Tottenham ne San Siro mund te jete prezent edhe babai i Steven, pronari i Suning, Zhang Jindong.

Por nderkohe qe presim te filloje Champions, Suning gezohet tejmase: Interi do te jete skuadra e vetme ne kete Champions me maxhorance kineze. Nje arritje jo e vogel per ta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.