Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi i frikesuar: “Perse te mos jem i lumtur? E keni pare ku jemi? Por per Bastonin ju them se po shpresoj se…”

Inzaghi i frikesuar: “Perse te mos jem i lumtur? E keni pare ku jemi? Por per Bastonin ju them se po shpresoj se…”
Inter Club Staff

Nje fitore me autoritet me te cilen Interi tenton te fshije hidhesine e derbit dhe kalon keshtu ne gjysmefinalen e Kupes se Italise.

Keto kane qene fjalet e Simone Inzaghit pak me pare per Sport Mediaset ku ai ka komentuar me pare se te tjeret ndeshjen.

Inter ka treguar se ka harruar derbin qe mund te kishte qene nje goditje e rende.

“Djemte jane treguar shume te zotet. Nuk ishte nje ndeshje e thjeshte. Roma ka nje skuader me kualitet te madh.”

“Kemi mbajtur mire skuadren ne fushe dhe kemi merituar kalimin e turit. I kam pergezuar lojtaret. Jane treguar te zotet te organzojne nje ndeshje me personalitet vetem dy dite e gjysem pas derbit.”

Demtimi i Bastonit te ve ne veshtieresi te medha.

“Shpresojme qe per Bastonin te mos kete asgje serioze dhe te mos e humbasim per shume kohe. Kjo sepse eshte nje lojtar shume i rendesishem. Shpresojme per mire…”

Inter duhet te jete me e zonja qe te levize me shpejt topin dhe te kthehet me prapa?

“Une mendoj se te komandosh nje ndeshje nuk eshte e thjeshte. E bejme pothuajse gjithmone por duhet te vendosemi edhe ne kembet e kundershtareve.”

“Duhet te jemi te zotet te shenojme por edhe te mos pesojme.”

Perisic eshte i pazevendesueshem per Interin ne kete moment?

“Nga fillimi i vitit ai po luan ne disa nivele teper te larta. Jam shume i lumtur me te si shoket e tij. Perse te mos jem i lumtur? E keni pare ku jemi? Inter eshte e para ne klasifikim, ka fituar Superkupen dhe ka ecur perpara ne Champions League dhe Kupen e Italise.”

“Jam i lumtur me grupin, kemi pasur shume kundershtare te veshtire perballe. E donim kete arritje dhe e morem. Tani me mendje te Napoli direkt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.