Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

617 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi nuk permbahet: “Si mund te humbet nje ndeshje ne kete menyre? Nuk duhet te…”

Inzaghi nuk permbahet: “Si mund te humbet nje ndeshje ne kete menyre? Nuk duhet te…”
Inter Club Staff

Nje humbje e rende per Interin qe merr keshtu humbjen e pare ne kampionat ne shtepine e Lazios ne Rome

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Inzaghit pak minuta me pare, qe ka folur per mikrofonat e DAZN direkt pas ndeshjes.

Per 60 minuta Interi luajti shume mire pastaj u shfry. Cfare ndodhi?

“Per nje ore kemi bere nje nga ndeshjet me te mira kohet e fundit. Mund te kishim shenuar edhe golin e dyte. Pastaj kemi pesuar nje penallti.”

“Pastaj ka ardhur ai goli i dyte i cuditshem, e pate edhe ju. Kjo nuk duhet te ndodhe, mund te ndodhe qe arbitri te mos vershelleje dhe qe kundershtari te mos e nxjere topin jashte, por ai rast nuk duhet te ndodhe.”

“Pastaj te goli i trete, si mund te lihet i vetem Milinkovic Savic? Me vjen keq, nuk duhej, por te ecim perpara. Te mos e hedhim ne kosh kete rezultat.”

Po topi duhej nxjere jashte?

“Lautaro ishte me shpine, nuk e pa cfare kishte ndodhu. Arbitri mund tek ishte nderhyre, por nuk do te ndalesha ketu.”

“Nje skuader si e jona pasi ka luajtur 60 minuta ne ate nivel duhet te marre ne shtepi nje rezultat tjeter jo kete qe morem sot.”

Nga penalltia u hap nje ndeshje tjeter?

“Kur ke nje kundershtar si Lazio perpara, nuk duhet ti besh te rikthehen ne ndeshje. Per 60 minuta kemi luajtur me mire.”

Lazio pas 1-1 me shume u fut ne lekuren e Interit nga ana mentale se sa ajo fizike. Si e shpjegon?

“Jam dakord. Ndeshjen skuadra sot e ka bere. Por ne ate pike nuk mund te pesosh 1-1 dhe te 2-1 duhet te mbash veten ne loje.”

“Sepse ne ate pike duhet te gjendesh gati per te punuar fort. E kemi pare se cfare ndodhi me pas.”

Fakti qe ka ende vleresim te larte per Inzaghin nga tifozet e Lazios, cfare do te thote per ty?

“Me siguri kane qene 4-5 minuta shume intensive. Me ka pelqyer shume menyra se si jam pritur nga tifozet e mi.”

“Pastaj sapo filloi ndeshja kam bere 100% profesionistin duke mbeshtetur skuadren per te cilen punoj sot. Fundi ka qene i hidhur.”

Duhej mbyllur me heret si ndeshje? Cfare mungoi?

“Goli i dyte. Kemi pasur mundesine ta benim. E nuk duhet ti japesh kurre Lazios mundesine te futet ne loje. Sidomos me nje korne apo penallti.

Eshte me e veshtire te mos qash para ndeshjes apo pas ndeshjes?

“Ka qene nje dite shume intensive. Nisja ka qene e bukur por fundi i hidhur. Cfare me ka hidheruar me shume?”

“Kam pare nje Inter qe kunder Lazios ishte ndertuar mire dhe mbajti fushen ne menyren me te mire te mundshme.”

“Ne inverval i thash djemve se skuadra nuk mund te dilte pa pike ne nje ndeshje si kjo. Por tani do te kete dy dite analiza per kete.”

Cfare ndodhi ndermjet Correa dhe Luiz Felipe?

“Nuk e di, nuk pashe gje. Ata jane shume shoke, nuk besoj se ka ndodhur dicka e rende.”

Po do i kerkosh lojtareve te nxjerin topin tani e tutje pas nje situate si ajo?

“Fati i keq donte qe ne te pesonim nje gol kur kishim nje lojtar ne toke. Lautaro nuk e pa ate qe ndodhi sepse do e kishte nxjere topin vete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.