Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

814 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Shperthen tjeter sherr pas perfundimit te Lazio-Inter: “Nje lojtar ndeshkohet me karton te kuq.”

E FUNDIT – Shperthen tjeter sherr pas perfundimit te Lazio-Inter: “Nje lojtar ndeshkohet me karton te kuq.”
Inter Club Staff

Ka qene me te vertete nje nga shfaqet me te shemtuar te sezonit ajo qe kemi pare diten e sotme ne kete Inter-Lazio.

Skuadra vendase vendosi te vazhdoi aksionin edhe pse nje nga lojtaret e Interit ishte ne toke i shtrire (Dimarco) pas nje perplasje me Leiva.

Gjithcka nisi ne fillim te aksionit te Interit, ku Dimarco pason per Lautaron i cili vazhdon aksionin, por prapa tij Leiva nderhyn keq ndaj Dimarcos dhe ishte nje nderhyrje per karton te verdhe.

Arbitri i ndeshjes nuk e ndalon ne moment lojen, por le vazhdimin e aksionit, me lojtaret e Lazios qe marrin ne dore topin dhe mbyllin aksionin me gol edhe pse perpara syve te tyre ishte Dimarco i shtrire.

Nje pamje e shemtuar dhe nje gjest aspak per tu vleresuar nga skuadra e Lazios qe shkaktoi edhe nje sherr te madh ne momentin e shenimit qe perfundoi me gjashte kartona te verdhe.

Nderkohe, ka edhe me shume. Pas vershellimes se fundit te arbitrit, ka pasur edhe nje sherr tjeter me te madh.

Ka pasur nje perplasje te eger te Skrinair me Milinkovic-Savic por edhe disa lojtare te Lazios i jane sulur Correas pa ndonje shkak te mirefillte.

Ne mesin e kesaj perplasje ne fund te takimit ka nderhyre arbitri i ndeshjes Irrati i cili i ka dhene nje karton te kuq edhe Luiz Felipes. Me te vertete skena te shemtuara.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.