Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

343 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-arbitri i njohur zbulon gjithcka: “VAR? Arbitrat kane shume frike: ja pse.”

Ish-arbitri i njohur zbulon gjithcka: “VAR? Arbitrat kane shume frike: ja pse.”
Inter Club Staff

Perse VAR ka ndaluar se funksionuari? Nuk eshte vetem nje problem i Interit (edhe pse Interi po e vuan shume kete fakt), por nje problem i te gjithe kampionatit italian te futbollit.

Ka nje diference teper te madhe ndermjet perdorimit te teknologjise ne momentin qe u prezantua dhe menyres si ajo po perdoret sot.

Sot VAR nuk ndizet me dhe kur ndizet, kjo behet ne raste shume te rralla. Justifikimet nuk qendrojne. Nuk eshte e vertete, ajo qe po mundohen te na thone.

Problemi i vertete eshte se klasi arbitral ka frike qe te perdore VAR.

VAR eshet aty per te treguar se ata nuk jane mbinjerezor, dhe mund te gabojne, por me sa duket, ata kane vendosur qe te mos e pranojne kete fakt duke kushtezuar ndjeshem edhe ndeshjet.

Ne kete menyre po kushtezohet edhe kampionati, sepse gabimet e tyre ndikojne drejteperdrejte ne rezultatin e ndeshjeve.

Gabimet e tyre perfundojne ne faqet e para te gazetave, analizohen dhe rianalizohen neper moviola televizive. E ne fund, edhe presioni per ta rritet.

Arbitrat jane vene ne shenjester sepse jane per tu vene ne shenjester, sepse po tentojne per tu bere protagoniste (per keq).

Ne kete moment shoqata e arbitrave (AIA, te cilen e drejton Rizzoli), po e menaxhon shume keq kete situate.

Kete gje e ka shpjeguar edhe Claudio Gavillucci, ish-arbiter, ne librin e tij. Gavillucci ka marre nje leter thirrje nga Rizzoli dhe evidenton se si perdorimi i VAR ndikon ne vleresimin e arbitrit ne fund.

Ne thelb, Rizzoli flet per nje perdorim efikas te VAR, qe rregullon vendimet fillestare te arbitrave. Por ai e mbyll duke thene se “nese arbitri shikon mire rastin, atehere eshte e drejte ta vleresoje ai ate ne fushe, dhe jo teknologjia.”

Por jo, nese VAR nderhyn, dhe arbitri del qe ka gabuar, ky i fundit nuk eshte i lumtur aspak. Edhe drejtuesit e arbitrave nuk jane. Prandaj ata nuk nderhyjne, e keshtu bejne nje gabim te dyfishte.

“Eshte nje korrupsion i humbjes”, shkruan Gavilluci nder te tjera.

“Te pranosh qe nuk ke pare nje rast, nuk eshte e thjeshte, sepse arbitrave sot u duket sikur ofendojne profesionin e tyre nese perdorin VAR dhe kjo gje po mbeshtetet edhe nga AIA e eshte dicka qe nuk eshte e drejte.”

“Te kerkosh ndihme nga teknologjia konsiderohet nje gabim, ku cmimi per tu paguar eshte nje cmim per tu paguar nga vleresimi qe ben AIA, e cila dergon nje vezhgues per ndeshjen e qe me pas ai vendos nje note per arbitrin. Por ky vezhgues ka nje problem: nuk ka arbitruar kurre ne Serie A dhe nuk e di cfare do te thote te jesh arbiter ne fushe.”

Ne pak fjale, arbitrat duhet te zgjedhin ne fushen e lojes: ose te shpetojne karrieren e tyre, ose te pranojne gabimet ne fushe duke perdorur VAR.

E shikoni se sa keq eshte i ndertuar sistemi i krijuar nga Rizzoli dhe shoqata e arbitrave ne Itali? Po po, Itali, sepse vetem aty mund te ndodhin keto gjera.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.