Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

485 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marrotta do te sakrifikoje nje lojtar te rendesishem per skuader per Aubameyang? “Nuk eshte Lautaro, por Sanchez qe nuk do te blihet.”

Marrotta do te sakrifikoje nje lojtar te rendesishem per skuader per Aubameyang? “Nuk eshte Lautaro, por Sanchez qe nuk do te blihet.”
Inter Club Staff

Diten e sotme ka dale ne pah nje lajm shume i rendesishem nga La Gazzetta dello Sport per sa i perket merkatos se sezonit te ardhshem.

Sipas tyre, gjate gjithe kesaj kohe, Beppe Marotta ka punuar pa shume zhurme per nje objektiv te madh ne sulm.

E perditshmja italiane ka zbuluar sot se administratori i deleguar i Interit, po punon fort per te sjelle ne Milano gabonezin Pierre Emerick Aubameyang.

Ai nuk po rinovon kontraten e tij me Arsenal me te cilet ka nje marreveshje deri ne fund te sezonit 2020-2021, dhe cmimi i tij eshte me i ulet ne merkato.

Por me sa duket, ardhja e tij ne Milano nuk lidhet ngushte me largimin e Lautaros, por me nje largim tjeter.

Sipas asaj qe tregon Calciomercato.com e cila bazohet shume tek shkrimi i La Gazzetta dello Sport, Auba mund te beje qe nga Milano te largohet Sanchez.

Ky i fundit eshte ne huazim tek Interi dhe ne kete moment po negociohet me United per qendrimin e tij por ne oret e fundit eshte hedhur ne sulm edhe City.

Por Marotta po mendon per ta marre Aubameyang per ta bashkuar ne skuader me Lukaku dhe Lautaro, dhe jo per te zevendesuar Lautaron. Keshtu, Interi do te hiqte dore nga blerja e Sanchez sepse edhe ai vete nuk do te qendronte per te qene zgjedhje e katert.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.