Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

472 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario, Interi merr vendimin e ashper per te? “Lojtari nuk do te perfshihet as ne…”

Joao Mario, Interi merr vendimin e ashper per te? “Lojtari nuk do te perfshihet as ne…”
Inter Club Staff

Nder shume lojtaret zikalter qe po kerkojne nje sistemim ne shtepine Inter, eshte edhe Joao Mario.

Lojtari ka ardhur si nje transferim sensacion ne veren e 2016 pas europianit shume te madh me Portugaline, por me pas ka qene thjesht nje barre per zikalterit.

Tashme Interi po tenton me te gjitha menyrat per ta shitur dhe ne te kaluaren dicka e tille ka deshtuar me disa klube te ndryshme.

Lojtari ka provuar fatin e tij ne Angli dhe ne Rusi, por pa shume sukses, duke qene se klubet ku eshte huazar, nuk e kane blere me pas.

Nderkohe, ne kete moment po flitet shume per nje interesim per te nga ana e Benfica ne Portugali.

Por sipas lajmeve te sotme, Interi mund te kete marre nje vendim te ashper per te duke e nxjere edhe nga grupi i Contes qe do te filloje grumbullimin diten e hene ne Appiano.

“Per shkak te merkatos, Interi nuk deshiron ta fryje shume grupin me te cilin do te punoje Conte.”

“Ai shihet si nje largim i sigurt, dhe Interi nuk i ka kerkuar atij te paraqitet ne Appiano te henen, por me vone, me shpresen se do te shitet sa me shpejt.”

“Edhe agjenti eshte lajmeruar per kete vendim te Interit. Nderkohe, te gjitha palet po shtyjne per te nje kalim te tij ne Portugali.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.