Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

482 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Joao Mario, pretendent i ri nga Gjermania: e kerkon Schalke 04! Gjithcka varet nga…

Joao Mario, pretendent i ri nga Gjermania: e kerkon Schalke 04! Gjithcka varet nga…
Bujar Berishaj

Nje e ardhme plote me intriga ajo e mesfushorit portugez Joao Mario.

Nga huazimi ne janar te West Ham e deri tek “me Interin e kam perfunduar, s’ka sens te paraqitem atje”, pa harruar qe tani ka mbetur pikerisht aty ku mendonte se nuk kishte cfare te kerkonte me.

Joao Mario tani eshte nje lojtar i Interit dhe largimi i tij eshte hipoteza me e mundshme me lojtarin qe mund te largohet ne kampionatet ku merkato eshte akoma e hapur per transferime.

Nje prej tyre eshte edhe kampionati gjerman, me Schalke 04 nga Bundesliga qe duket se eshte e interesuar per sherbimet e mesfushorit.

Spox.com hipotezon nje skenar ku e ardhmja e Joao Mario do te varej nga e ardhmja e nje lojtarit tjeter, behet fjale per mesfushorin gjerman te Bayern Munich Sebastian Rudy.

Ky i fundit nuk ka vendosur akoma se ku do te transferohet, ne te vertete te Schalke 04 apo te RedBull Leipzig.

Dhe ne rastin se Rudy zgjedh opsionin e dyte, atehere ja qe pikerisht Schalke 04 do te shkonte pas Joao Mario per te perforcuar mesfushen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.