Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Shitjet, me e mundur te largohet Handa sesa Guarin. Gati Bardi…

Sky – Shitjet, me e mundur te largohet Handa sesa Guarin. Gati Bardi…
Xhorxh Gellci

Direkt nga Sky Sport 24, Massimiliano Nebuloni, gazetar ne ndjekje te Interit, ka garantuar se eshte me e thjeshte te largohet Samir Handanovic sesa Fredy Guarin. Objektivi kryesor i klubit tani eshte i lidhur me shitjet qe duhet te behen, keshtu per te siguruar te ardhurat per te cuar perpara dhe finalizuar tratativat e nisura per blerjen e disa lojtareve. Handanovic jepet si lojtari me i mundshem per tu larguar duke e krahasuar me Guarin sepse eshte nje portier qe u pelqen shume shkuadrave: “Barcelona ka ofruar me pak se 30 milion qe kerkon Inter, por mund te flitet. Sepse zevendesuesi i Handanovic ne ate pike mund te jete ne shtepi, dhe ky eshte Francesco Bardi qe konsiderohet shume i zoti, dhe gjithashtu i gatshem per te marre ne dore porten e Interit.

Ndersa per Guarin, pervec se nje propozimi jo zyrtar nga ana e Tottenham dhe nje sondazhi ne nivel bashkebisedimi nga nje i derguar i Anzhit, nuk ka asgje me shume. Nuk ka per momentin klube ne gjendje te paguajne 20 milion euro, aq sa kerkon Interi. Gjithsesi, me parate e fituara nga nje shitje e rendesishme do te financoheshin blerjet: per Mauricio Isla, Juventusi ka fiksuar ne 7.5 milion kerkesen e tij, ndersa Inter nuk shkon me shume se 5 milion deri tani dhe duhet akoma te filloje nje tratative zyrtare dhe serioze. Do te flitet perseri javen e ardhshme, pas dialogeve qe kane ndodhur me agjentin e lojtarit dhe marrjen e aprovimit te Udineses, edhe ajo bashkepronare ne kartonin e lojtarit.

Blerja tjeter qe mund te perfundohet pervec Islas, eshte ajo e Radja Nainggolan, mbi te cilin Interi po punon seriozisht me kerkese direkte te Walter Mazzarrit: Roma qendron e favorizuar, por diskutimi me Cellinon i ka ndihmuar zikalterit. Po diskutohet mbi cmimin dhe lojtaret qe do te shkojne tek Cagliari, ndersa verdhekuqte kane nje marreveshje me lojtarin, te cilen edhe Interi mund ta arrije pa veshtiresi. Gjithsesi, me pare shitjet. Te shikojme kush e ka rradhen…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.