Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

707 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Ju lutem, ti ndale dikush perpara se te jete shume vone. Interi nuk mund te vazhdoje te…”

“Ju lutem, ti ndale dikush perpara se te jete shume vone. Interi nuk mund te vazhdoje te…”
Inter Club Staff

Me sa duket fitorja e Interit me ate thjeshtesi dhe dominance te pabesueshme ndaj Cagliarit tashme ka frikesuar njehere e mire mediat ne Itali.

Mbase kjo gje ka ardhur edhe per faktin se Interi ka fituar ndaj Cagliarit me nje thjeshtesi shume te madhe, dicka qe kishte ndodhur edhe nje jave me pare ndaj Romes.

Per kete gje shkruan sot Il Giornale, e cila ndalet me se shumti te fitorja e djemve te Inzaghi diten e djeshme.

Sipas tyre, Interi duhet te ndalet perpara se te jete shume vone: “Inter eshte me te vertete pikerisht ashtu si i quajti Mazarri: nje force e frikshme.”

“Jane ne nje forme te jashtezakonshme dhe duket sikur nuk kane ndermend te ndalen nderkohe qe kane marre fitoren e peste radhazi ne Serie A.”

“Por ju lutem, dikush duhet ta ndale kete Inter perpara se ta vrase kampionatin dhe te marre arratine me nje diference pikesh.”

“Kjo gje do te bente qe te humbiste interesi te Serie A qe deri me tani ka qene nje lufte e hapur ndermjet tre skuadres.”

“Por me sa duket, per Napolin dhe Milanin eshte pak si shume e veshtire qe te bejne ate qe Interi po ben: te fitojne me vazhdimesi.”

“E nderkohe, sikur gjithcka te ishte bere me plan, ne javen e ardhshme Interi perballet me Salernitanen dhe Milani me Napolin. Me nje fitore, e sigurt qe me njeren ose ne rastin e nje barazimi me te dyja, Inter do e rrise diferencen. E shpresat per momentin jane te varura te Salernitana.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.