Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

824 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Inter-Cagliari – “Kush eshte ky shpirt festash qe pushton keshtu Meazzen? Nje note fantastike shkon per…”

NOTAT e Inter-Cagliari – “Kush eshte ky shpirt festash qe pushton keshtu Meazzen? Nje note fantastike shkon per…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar ndaj Cagliarit me rezultarin 4-0 ne shtepi dhe ka marre tre pike qe i kane dhene kreun e klasifikimit.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve nga FcInterNews.it ne fund te ndeshjes:

HANDANOVIC 6 – Nje nate ku i takon te administroje ndonje top dhe te shijoje spektaklin e dhuruar nga shoket e skuadres. Asgje per tu permendur.

SKRINIAR 6,5 – Nje lojtar krahu i shtuar dhe nje shtytes i palodhur ne te djathte nderkohe qe ben edhe punen e markimit te Joao Pedro here pas here part-time.

Sot i takon te kete me shume hapsire perpara dhe jep edhe nje super assist, por Cragno ishte ne nje nate super. I karikuar dhe totalisht ne kontroll te lojes.

DE VRIJ 6,5 – Mbi te gjitha, mire se u riktheve. Sot perballe kishte Keita, por asnje problem per te sepse Keita ishte sikur te mos ishte.

Luan shume mire dhe shume lart per te mbajtur presionin e skuadres ne te njejtin nivel me lojen. Ai eshte mister siguria.

BASTONI 6,5 – Po ashtu si Skriniar, edhe ai eshte nje mesfushor i shtuar per Interin sot por kjo nuk eshte dicka e re.

Ai ben edhe spektakel ne zonen e sardeve por per faktin se u mendua disa momente me shume nuk arriti te shenonte nje super gol duke hezituar.

DUMFRIES 7 – Shume levizje per te dhe nje pafundesi vrapimesh ne fushen kundershtare. E fut komplet ne tilt sot Dalbert.

Ne diten kur Verstappen fitoi Formula 1, ai e beri zjarr komplet krahun e djathte tek Interi. Sa keq qe nuk shenoi dot. Ne rritje te vazhdueshme.

NGA MINUTA E 72 DIMARCO – Pa note.

BARELLA 7,5 – Nuk e ka duruar dot ate qe ndodhi ne Madrid dhe tregon menjehere me krenari se Barella i vertete eshte ky.

Me nje deshire te madhe dhe vullnet te hekurt kerkon falje ne fushe ne Meazza. Kesaj i shton shume kualitet dhe shtyse ne te djathte. Shume klas dhe dy assiste per te sot.

BROZOVIC 7 – Tashme eshte bere banale te themi fjale te mira per te sepse ai ka shpikur nje rol te vetin dhe eshte si zot aty.

Me te vertete fantastik. Eshte i pazevendesueshem per Interin ne fushe dhe sot dhuron nje ndeshje fantastike prape.

NGA MINUTA E 72 VIDAL – Pa note.

CALHANOGLU 8 – Pas pauzes se Madridit, ai merr ne duar lojen e Interit. Ben gjithcka ne mesfushe sa here merr topin.

Shenon edhe nje super gol aspak banal qe do i kete bere milanistat te ndihen shume keq per menyren se si e leshuan.

NGA MINUTA E 75 STEFANO SENSI – Pa note.

PERISIC 6,5 – Nuk eshte e nevojshme qe te veshe geta te zeza qe te shihet nga shoket sepse ata kuptohen me sy mbyllur tashme.

Shume mire edhe sot, ku me shume grinte ndihmon dhe vrapon per Interin. Ka nje deshire te pafundme per protagonizem.

NGA MINUTA E 82 ZANOTTI – Pa vote.

SANCHEZ 7,5 – Duke e dashur shume topin, e kerkon ate ne pafundesi. Por shume mire, sepse ka nje kualitet te pafundem.

Shume mire sot edhe per te luajtur vete, por edhe per te ndihmuar shoket si ne rastin e Dumfries qe e vesh me petkun e Polar Express. Goli ishte nje dhurate e bukur pas nje nate te madhe.

MARTINEZ 7 – E zhbllokon me koke por nuk e mbyll nga penalltia. Kunder Cagliarit eshte i gjithi Lautaro i ketij sezoni dhe menyra e tij per te interpretuar nje ndeshje.

Gjithmone ne kerkim te levizjes se duhur, por ka e terhequr kurre kemben. Mori edhe nje karton te verdhe. Shenoi golin e 4-0 dhe ishte nje mrekulli gjithashtu. Shume mire.

NGA MINUTA E 72 MARTIN SATRIANO – Pa note.

TRANJER INZAGHI 7 – I madh. Fjalet jane te teperta per njeriun qe ka bere te mundur kete Inter qe po shohim sot ne fushe.

E ka kthyer Interin ne nje sinonim te superfuqise ne fushen e lojes. Cagliari nuk eshte Real Madrid, por eshte e rralle te asimilosh ne kete menyre nje skuader ne Serie A.

Ishte nje loje e bukur, nje calcio champagne ne fytyren e te gjitheve atyre qe nuk kane besuar tek ai. Kur publiku zbavitet do te thote se tranjeri po ben nje pune te madhe.

CAGLIARI: Cragno 7, Caceres 5 (dal 70′ Zappa sv), Godin 5,5, Carboni 5 (dall’82’ Obert sv), Bellanova 6, Grassi 5,5 (dal 59′ Lykogiannis 5,5), Marin 6, Deiola 6 (dall’82’ Oliva sv), Dalbert 5,5, Joao Pedro 5,5, Keita 5,5 (dal 70′ Pavoletti sv). All. Mazzarri 5

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.