Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

788 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

100 ditet e para te Mazzarrit. Keshtu ka ndryshuar Interin, dhe nderkohe…

100 ditet e para te Mazzarrit. Keshtu ka ndryshuar Interin, dhe nderkohe…
Xhorxh Gellci

Kane kaluar 100 dite nga ardhja e tij tek Interi. Nga ajo pasdite e 24 majit, Walter Mazzarrit i eshte dashur shume pak kohe per te bere per vete planetin Interi. Menjehere shume pune, ne fushe dhe jashte, dhe sipas shume njerezve, ai eshte me te vertet Top Player-i (lojtari i madh) i merkatos te veres. 

Mazzarri ka nisur nga themelet, duke e kthyer punen e forte ne ceshtjen e dites. Shume lojtare nuk ishin te mesuar me ritmet e stervitjes te Mazzarrit, i cili prej dites te pare te pregatitjes ne Pinzolo, i ka vene te gjithe ne pune me shume ushtrime rezistence me vrapime ne pyll, perpara se te mendonte per shkelqimin dhe shpejtesine. “Nuk jam lodhur asnjehere kaq shume” – kane treguar me rradhe Cambiasso dhe shoket. Ne Pinetina, menu-ja nuk eshte me e thjeshte, por po jep rezultate, duke pare qe demtimet, problemi me kryesor i sezonit 2012-2013, jane reduktuar dukshem.

Jo dytesor eshte edhe aspekti taktik; ndryshe nga paraardhesit e tij, Gasperini dhe Stramaccioni, Mazzarri po i meson mbrojtjes zikalter levizjet e duhura per te interpretuar sa me mire mbrojtjen me tre. Rezultatet per momentin jane ne syte e te gjitheve. Interi, se bashku me Romen, eshte formacioni i vetem qe nuk ka pesuar akoma gol, por edhe ka shenuar 9 ne tre ndeshje zyrtare, duke krijuar shume. Ne aspektin e rasteve per gol, renditet edhe me lart se Juventus, qe nga te gjithe jepet si favoriti kryesor per te fituar kampionatin.

Edhe aspekti psikologjik eshte i rendesishem. Mazzarrit i eshte dashur te rindertoje vetebesimin e nje grupi qe vitet e fundit kishte humbur dukshem besimin. Shume lojtare rrezikonin te niseshin me handicap edhe kete vit, por tekniku i San Vincenzo ka qene i zoti edhe ketu, nepermjet dialogeve individuale dhe nepermjet punes per te rikthyer sigurine. Rezultatet e para pozitive e kane ndihmuar, por ai vazhdon te insistoje. Nuk ben asnje shpallje, dhe objektivi kryesor eshte te kthehemi te jemi kompetitive. Fjala ‘Scudetto’ eshte e ndaluar te perdoret.

Pra, me pak fjale, Walter Mazzarri i ka bere per vete te gjithe dhe eshte ambjentuar shume mire ne qytet. Ne keto dite ka braktisur edhe hotelin ne zonen San Siro, ku kishte jetuar ne keto muaj te pare si zikalter dhe ka blere nje shtepi jo larg prej aty. Shpresat per ta pare duke bere shopping ose duke ngrene ne restorantet e njohur jane te pakta: Mazzarri vetem punon… ne Pinetina.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.