Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet super goditja ne mesfushe: “Ja emri dhe detajet: ka pasur nje takim te pare. Ai eshte zgjedhur sepse…”

Inter, zbulohet super goditja ne mesfushe: “Ja emri dhe detajet: ka pasur nje takim te pare. Ai eshte zgjedhur sepse…”
Inter Club Staff

Eshte Ruslan Malinovskyi super goditja qe Interi po mendon te beje ne mesfushe per sezonin e ardhshem futbollistik.

Interesi i klubit zikalter per lojtarin e Atalanes zgjat prej me shume se nje sezoni e gjysme tashme sipas Calciomercato.com.

Por duket se tani eshte momenti perfekt qe Interi te hidhet ne sulm per te duke pare edhe mangesine qe ka ne mesfushe.

“Qe ne sezonin e shkuar, ne vere me sakte, Interi kishte menduar per Malinovsky si nje goditje te mundshme ne mesfushe.”

“Por asnjehere Interi nuk beri ndonje oferte zyrtare per te. Piero Ausilio e pelqen shume dhe e ka pare edhe disa here nga afer.”

“Njezet e shtate vjecari ukrainas ne muajt e fundit eshte bere nje lojtar me i kompletuar dhe kemba e tij e majte eshe nje dhunti e rralle.”

“Por nder te tjera, ai eshte rritur shume si nga ana teknike dhe ajo taktike. Ne program duket se eshte edhe nje takim tjeter me Atalanten qe me sa duket jane takuar me Interin per kete ceshtje jo shume kohe me pare.”

“Vleresimi ne kete moment i Atalantes eshte i larte: 25 milione euro. Ruslan eshte bere gjithmone e me shume deciziv me skuadren e Gasperinit dhe nuk do te jete aspak e thjeshte.”

“Gjithesesi, nese Interi do te perqendroje forcat tek ai dhe do te jete e bindur, Marotta mund ta mbylle kete super goditje duke ofruar ndonje lojtar ne shkembim dhe duke ulur keshtu cmimin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.