Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

240 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Gazzetta – I pabesueshme vleresimi per Milan Skriniar: “U duk si nje lojtar qe kishte…”

NOTAT e Gazzetta – I pabesueshme vleresimi per Milan Skriniar: “U duk si nje lojtar qe kishte…”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku duket se sipas La Gazzetta dello Sport diten e djeshme ka qene lojtari me i mire ne fushe per Interin.

Edhe pse belgu nuk arriti te shenonte dot, per gazetaret e La Gazzetta dello Sport, ai ka merituar noten 7.

“Ka qene shume i zoti ne duelin me Koulibaly. Per ne qe e pame nga jashte, Lukaku me te vertete ishte shume i zoti dje.”

“Beri qe rivali te merte nje karton te verdhe dhe ky karton e beri me te kujdesshem ne markimin ndaj Lukakut.”

“Me pas, ai godet edhe dy shtylla. Con perpara porte Darmian. Ben gjerat mbare dhe mire. Nje njeri skuadre edhe kur nuk shenon.”

Nderkohe, sipas La Gazzetta dello Sport, ne lartesine e Lukaku ka qene edhe Christian Eriksen diten e djeshme qe ishte edhe autori i golit te barazimit.

“Ajo porte eshte speciale. Ai aty ka shenuar golin e pare dhe aty ka shenuar perseri diten e djeshme ndaaj Napolit. Gol i merituar. Nota 7 edhe per te.”

“Nderkohe, me 6,5 jane vleresuar Hakimi de Barella, ndersa me noten 6 De Vrij, Bastoni, Brozovic, Darmian, Lautaro, Perisic dhe Sanchez.”

Dy ishin notat me te ulta te zikalterve dje: Skriniar dhe Handanovic, te dy te vleresuar ne noten 5 ga e perditshmja italiane.

“Portieri eshte shpallur si me i keqi ne fushen e lojes. Te vjen keq ta shohesh ate te pesoje nje gol te tille. Nuk e justifikon as levizja e De Vrij ate autogol. Me me shume siguri do e kishte mbajtur ate top.”

“Skriniar? Me te vertete dje me shume kishte lidhje me ate Skriniar ne sezonin e vjetshem se sa Skrinair kete sezon. Shume i pasigurt ne cdo gje qe bente. U duk si nje lojtar qe kishte frike edhe nga vetja e tij. Keq.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.