Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 6, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus-INTER, ja formacioni i zgjedhur nga Inzaghi: “Nje mungese tjeter e rendesishme? Temperature e larte per…”

Juventus-INTER, ja formacioni i zgjedhur nga Inzaghi: “Nje mungese tjeter e rendesishme? Temperature e larte per…”
Inter Club Staff

Diten e sotme do te zbrese ne fushe Juventus dhe Inter per tu perballur ne Allianz Stadium te Torinos ne nje ndeshje teper te rendesishme.

Inter dhe Juventusit duhet qe te fitojne patjeter qe te eleminojne keshtu nje handikap jo te vogel me vendet e para.

E nese Inter mund te gezohet dhe lumturohet per kalimin e turnit ne Champions League, Juventus sapo ka rene ne Europa League.

TE REJAT E FUNDIT NGA JUVENTUS – Shume probleme edhe per Allegri, por qe ne momentet e fundit ka rekuperuar Chiesa, Di Maria, Bremer dhe Vlahovic.

Jo te gjithe do te nisin nga fillimi, por fakti qe keta lojtare do te jene ne pankine, eshte nje hap i madh perpara ne krahasim me te kaluaren.

Siguria eshte te mesfusha, e cila do te jete e perbere nga Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot dhe Kostic.

Di Maria ose Miretti mund te luajne pas shpines se Milik, duke pare edhe dyshimet e vazhdueshme mbi Vlahovic, qe maksimumi do e nise nga stoli.

Mbeten jashte per kete ndeshje Pogba, De Sciglio, Paredes, McKennie dhe Kean.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Rikthehet te lista e te padisponueshmeve Lukaku: belgu nuk ja ka dale te rikthehet ne fuqi te plote dhe eshte demtuar perseri.

Nderkohe, nga ana tjeter eshte rikthyer Marcelo Brozovic, qe mungon prej Udines ne 18 shtator: me te vertete shume.

Dyshimi nderkohe i takon edhe gjendjes se Bastonit, i cili eshte goditur nga nje temperature e larte ne oret e fundit.

Mbrojtesi i Interit eshte nisur me skuadren, por mund ti lere vendin ne formacion Acerbit, i cili eshte gati per nje fanelle titullari.

Per sa i perket te tjereve, ne krahasim me Munich, ai do te rikthehet te besoje te njerezit me te besuar me Skriniar, Dumfries, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco dhe Dzeko nga minuta e pare.

Jashte loje sot edhe D’Ambrosio, qe do te rikthehet te luaje me Interin diku nga fillimi i vitit te ri, bashke me Lukakun.

FORMACIONET E MUNDSHME:

JUVENTUS (3-5-1-1): Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Miretti; Milik.

NE PANKINE: Perin, Pinsoglio, Bonucci, Gatti, Rugani, Barrenechea, Soulé, Compagnon, Chiesa, Di Maria, Vlahovic.

TRANJER: Allegri.

TE SKUALIFIKUAR: asnje.

TE PADISPONUESHEM: Kean, Pogba, De Sciglio, Paredes, McKennie, Iling-Junior, Kaio Jorge, Aké.

INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.

NE PANKINE: Handanovic, Cordaz, Bastoni, Darmian, Bellanova, Gosens, Brozovic, Asllani, Gagliardini, Carboni, Correa.

Preview Juve-Inter - Bastoni con la febbre, in panchina si rivede Brozovic

TRANJER: Inzaghi.

TE SKUALIFIKUAR: asnje.

TE PADISPONUESHEM: Lukaku, D’Ambrosio.

ARBITRO: Doveri.

Assistenti: Carbone e Giallatini.

Quarto uomo: Ayroldi.

Var: Di Paolo (S. Longo).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.