Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

494 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro, zbulohet oferta e rinovimit nga Interi: ja shifrat qe i ka ofruar Marotta lojtarit!

Lautaro, zbulohet oferta e rinovimit nga Interi: ja shifrat qe i ka ofruar Marotta lojtarit!
Inter Club Staff

Lautaro Martinez mbetet objektivi numer nje i Barcelones prej muajsh tashme me katalanasit qe nuk duan te heqin dore prej tij. 

Presingu i tyre vazhdon pa ndalese por Interi deri ne kete moment nuk ka dhene asnje sinjal qe deshiron te beje ulje per lojtarin qe ka nje klauzole largimi prej 111 milione eurosh.

Sipas Tuttosport, drejtuesit zikalter ne kete moment nuk kane ndermend ta zgjasin kontraten e lojtarit dhe as te rrisin rrogen e tij nese ai do te shitet.

Kjo nisme do te ndermerret vetem ne rast se ai qendron ne Milano dhe normalisht aspak ne shifrat qe i ofron Barcelona.

“Marotta e di mire qe nese do te duhet te shese lojtarin, do e shese vetem se ata do te paguajne klauzolen dhe ne ate pike nuk ben dot askush asgje.”

“Keshtu, 111 milione euro ne xhepat e Interit dhe te gjithe te kenaqur (ose 80-90 milione euro plus nje lojtar qe pelqen Interi).”

“Por nese lojtari qendron, atehere Marotta i ka vene ne pjate bomberit argjentinas nje rinvovim kontrate.”

“Me cfare shifrash? Lojtari ne kete moment, nese marreveshja aktuale qendron ne fuqi, do te perfitoje 3 milione euro ne sezonin e ri.”

“Por oferta e re e Interit eshte normale qe te mos i afrohet asaj te Barcelones, por Interi nuk ka ndermend te shkoje me shume se 5 milione euro plus bonuse.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.