Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 19, 2022

Scroll to top

Top

4,117 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juventus, sherr i madh pas humbjes me Interin: “Pavel Nedved ka shkuar deri aty sa ne Olimpico ka dale kunder…”

Juventus, sherr i madh pas humbjes me Interin: “Pavel Nedved ka shkuar deri aty sa ne Olimpico ka dale kunder…”
Inter Club Staff

Finalja e Kupes se Italise se humbur ndaj Interit me sa duket ka lene shume plage te klubi i Juventusit.

Sipas asaj qe tregon sot La Gazzetta dello Sport dhe Sport Mediaset, nje sherr jo i vogel ka ndodhur te bardhezinjte direkt pas finales se kupes.

“Gjithcka ka ndodhur pas vershellimes se arbitrit Valeri. Zevendes Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka shperthyer ne kritika dhe me ze te larte.”

“Ai me sa duket eshte futur pas perfundimit te ndeshjes dhe eshte perplasur me nje ton agresiv me lojtaret dhe tranjerin e Juventusit, Massimiliano Allegri.”

“Ai kurre nuk e ka pasur me sy te mire tranjerin e Juventusit, dhe mbase edhe kjo gje ka ndikuar ne kete reagim.”

“Ne qender te kritikave te cekut kane qene grupi i skuadres, qe sipas tij nuk kane dhene maksimumin ne fushe ndaj Interit.”

“Por fajtor per te ka qene edhe stafi teknik me ne krye Massimiliano Allegri qe nuk kane zgjedhur formacionin e duhur ne Rome, por jo vetem.”

“Nderkohe, Nedved ka pasur edhe nje perplasje te ashper edhe me Andrea Agnelli ne prezencen e Maurizio Arrivabene dhe Federico Cherubini duke dhene edhe njehere shqetesimin e tij per te ardhmen sepse gjate sezonit ka pasur shume pak hapa perpara.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.