Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

500 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Klubi i Napolit i habit te gjithe: “Deshirojme ti bejme komplimentet tona Interit dhe Atalantes per…”

Klubi i Napolit i habit te gjithe: “Deshirojme ti bejme komplimentet tona Interit dhe Atalantes per…”
Inter Club Staff

Dicka e pazakonte ka ndodhur diten e djeshme ne Itali ku profili i klubit te Napolit ka postuar nje mesazh te papritur ne profilin e saj zyrtar ne Twitter.

Me te mbaruar ndeshja ndermjet Interit dhe Atalantes ne fushen e kesaj te fundit me rezultatin 0-0, Napoli ka bere kompimentat e saj.

“Klubi i futbollit te Napolit deshiron ti beje komplimentat e saj Atalantes dhe Interit qe kane luajtur nje ndeshje shume te bukur.”

“Kjo ndeshje ka qene e perbere nga nje futboll i ndershem dhe spektakolar ne te gjithe teresine e saj ne 90 minutat e lojes.”

Il Napoli all'improvviso, un messaggio dopo Atalanta-Inter: È il calcio  onesto

Ky ka qene mesazhi i Napolit diten e djeshme qe ka bere te diskutohet jo pak ne mediat sociale me shume tifoze qe ne fillim kane menduar se ishte nje rreng.

Por nuk ishte aspak keshtu dhe me sa duket, Napoli ka dashur ti kujtoje te gjitheve se si kampionatet kur nuk eshte Juventusi ne lufte, fitohen me ndershmeri dhe pa ndihma arbitrare.

Ne qytetin e Napolit mbahen ende mire mend ato momente kur Juventusi fitonte kampionatet teksa luftonte me ta edhe ne ndeshje si ajo e San Siros ndaj Interit ku Juventusi fitoi 2-3 me nej karton te kuq te padhene per Pjanic.

Me pak fjale, Napoli ka dashur te evidentoje njehere e mire diferencen ndermjet Interit dhe atyre qe kane luftuar per Scudetton deri disa vite me pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.