Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

863 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky – Zhang dhe Mourinho jane takuar: por ka nje lajm te keq sepse Mourinho per momentin tek Interi nuk rikthehet

Sky – Zhang dhe Mourinho jane takuar: por ka nje lajm te keq sepse Mourinho per momentin tek Interi nuk rikthehet
Inter Club Staff

Mariangela Pira, gazetar i Sky shume afer ceshtjeve ne shtepine Inter ka ndare me te gjithe nje hipoteze per sa i perket pankines se ardhshme te Jose Mourinhos. 

Eshte nje hipoteze, gjithmone sipas Sky dhe jo nje lajm i mirefillte sepse ne kete momoment nuk ka asnje siguri qe dicka e tille te ndodhe.

Ja cfare ka thene gazetarja e njohur per Sky:

“Nese Mourinho shkon tek Roma (gje qe ndodhet me e mundshme sot se sa te kthehet tek Interi), Conte eshte gjithmone e me afer Interit dhe Zhang gjithmone e me i dashuruar me te parin.”

“Nese kjo me lart do te ndodhe atehere sorry Lazio, por do te na duhet te bejme binjakezim me Romen vetem per Moun.”

“Por kjo me lart eshte vetem nje batute per te gjithe tifozet zikalter sepse te gjithe e dime se sa shume jane ata te dhene pas idese se nje rikthimi te Mourinhos ne Itali.”

Por nderkohe, gazetarja Pira shkon edhe me tej dhe tregon se ne te gjithe kete histori ka nje prapaskene:

“Konfirmoj qe edhe Mourinho edhe Zhang kane folur dhe jane takuar bashke, por nga ajo qe mora vesh dje ne kete moment nuk ekzistojne bazat per nje bashkepunim.”

“Nuk eshte vetem nje ceshtje ofertash apo kerkesash, por ne mes eshte nje ceshtje emocionale sepse kujtoni qe Mou ka fituar shume tek Interi.”

“Nga ajo qe me eshte thene, Zhang pelqen shume Mourinhon, per kete nuk thote dot njeri te kunderten. Nuk do te habitesha nese ai do te deshiroje te riktehje Mourinhon ne pankine dhe do te gjeje kundershtimin e Marottes qe deshiron te riktheje Conten nga ana e tij.”

“Por te mos harrojme qe ata punojne bashke dhe Marotta eshte mare ne pune pikerisht per kete arsye: per te marre vendime sportive. Gjithesesi nese do te jete vetem ne dore te Marottes, Conte tek Interi eshte dicka e mbaruar.”

“Per te gjithe ata nderkohe qe presin nje rikthim te Mout, ka nje lajm te keq: per momentin Mourinho nuk rikthehet tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.