Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 12, 2022

Scroll to top

Top

1,350 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

KOMUNIKATE ZYRTARE F.C. INTERNAZIONALE MILANO

KOMUNIKATE ZYRTARE F.C. INTERNAZIONALE MILANO
Xhorxh Gellci

F.C. Internazionale, pas deklaratave te trajnerit te Kombetares Argjentinase, Alejandro Sabella, deshiron te precizoje: “Lojtari jone Hugo Campagnaro nuk merr pjese ne ndeshjet zyrtare me Interin prej ndeshjes kunder Cagliarit te dates 29/09/2013, sepse ne javen pas saj ka pesuar nje kontraktim muskular ne pulpen e majte. Ne javen e ardhshme, pas pak ndeshjes me Romen, lojtari ka patur nje terheqje ne kemben e djathte, dhe sic dihet, nuk ka marre pjese ne ndeshjen Inter-Roma te 5/10/2013. Pas saj, lojtari i eshte pergjigjur grumbullimit te Kombetares, pavaresisht se nuk ishte i disponueshem per dy ndeshjet e meparshme ne kampionat, duke u kuruar dhe duke mos marre pjese ne ndeshjen e pare me Peru-ne, por ka luajtur ne ajo me Uruguay.

Kur u kthyer nga impenjimi ne Kombetare, lojtari, duke marre pjese ne stervitjen e fundit para ndeshjes te jashtme me Torinon te 20/10/2013, ka pesuar terheqje ne femurin e kofshes te djathte. Pas ketij demtimi, lojtari ka nisur nje periudhe rehabilitimi duke mos luajtur tre ndeshje: Inter-Verona te 26/10/2013, Atalanta-Inter te 29/10/2013 dhe Udinese-Inter te 03/11/2013. Deri me sot, lojtari nuk ka marre pjese ne asnje stervitje me skuadren, por ka bere vetem stervitje rehabilitimi nga demtimi me pregatitesin atletik, dhe si rezultat, nuk ka qene asnjehere ne dispozicion te trajnerit per nje zgjedhje teknike te mundshme. E gjitha kjo, i eshte bere e ditur stafit mjekesor te Federates Argjentinase para grumbullimit te fundit.

F.C. Internazionale nuk pranon te vihet ne dyshim ndershmeria profesionale e stafit te saj teknik dhe mjekesor. F.C. Internazionale deshiron te theksoje se ngelet e cuditur nga fakti qe eshte injoruar nga Federata argjentinase ne cdo tentative kontakti direkt ne periudhen e mesiperme. Gjithashtu, nenvizon keqardhjen per deklarata te tilla te trajnerit Sabella, duke pare raportin mbi 10-vjecar miqesie dhe respekti me Federaten argjentinase dhe perfaqesuesit e saj, me te cilet Interi ka bashkepunuar me kenaqesi reciproke, duke patur ne rradhet e tij, sic dihet nga te gjithe, shume lojtare argjentinas.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.