Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,656 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kondogbia: Cmimi? Nuk ka qen kurre problem per mua. Mancini dhe Banega…

Kondogbia: Cmimi? Nuk ka qen kurre problem per mua. Mancini dhe Banega…
  • On 14/07/2016, 12:41

“Tani me duket cdo gje shume e lehte. Nuk kam bere ndonjeher faze pergatitore te tille. Duam te permiresohemi, objektivi minimal eshte vendi i trete”. Geoffrey Kondogbia i eshte pergjigjur keshtu pyetjeve te nje interviste te gjate ekskluzive per Gazzetta dello Sport:

Sezonin e shkuar e filluat dobet dhe u permiresuat gradualishte duke zhvilluar nje fund te mire. Kete vite do beni mire qe nga fillimi?

“Kete sezon objektivi im eshte te luaj mire te gjitha ndeshjet, duke u rikthyer keshtu edhe ne kombetare. Mendoj Boterorin e 2018 dhe deshiroj te jem. Per ta arritur kete gje duhet te luaj ne nivele te larta gjate gjithe sezonit tek Inter”.

Ju jeni paguar 31 milion plus bonuse dhe kishe vetem 22 vite, te ka renduar kjo gje?

“Kur zbret ne fushe nuk mendon per ate qe je paguar. Cmimi i paguar per mua nuk ka qene kurre problem”.

Eshte diskutuar per rolin tend, kush te ndihmon per ta gjetur te duhurin?

“Jam rritur duke luajtur ne mesfushen me 2, perpara mbrojtjes ne krahun e majte, mund te luaj edhe ne mesfushen me 3, gjithmone ne te majte”.

4-2-3-1 qe po kerkon Mancini mund te ndihmoje?

“E shoh veten mire, sigurishte. Por ne futbollin modern luhet me sisteme te ndryshme loje. Duhet te pershtatesh gjithmone”.

Si mund te kompletohet Inter per te qendruar ne krye gjate gjithe kampionatit?

“Kombletohet me karakter, me stervitje dhe perkushtim. Kjo eshte pergjegjesi e jona, duhet te jemi ne ne nivelin e duhur”.

Kur u larguat nga Sevilia, erdhi Ever Banega. Me ne fund do keni mundesine per te luajtur sebashku!

“Kam me te vertete shume deshire ta njoh dhe te luajme sebashku. Kam pare shume ndeshje te tij dhe eshte nje lojtar i madh. Jam gati te luaj gjithmone me lojtar si ai”.

Ne Montecarlo, ku shkuat pas Sevillias, u trajnuat nga Claudio Ranieri. Cfare ju thonte trajneri i cili aktualishte eshte kampioni i Anglise?

“Me thonte gjithmone se duhet te jem me i keq ne nderhyrje, me agresiv ne luften per top”.

Mancini cfare ju thote tani?

“Pak a shume te njejten gje. Insiston ne levizjet qe duhen bere kur kemi kontrollin e topit. Me kerkon te jem me i vemendshem dhe kerkon gjithmone e me shume”.

A ndjen se duhet tju premtosh dicka tifozeve?

“Eshte gjithmone e veshtire te besh premtime pasi sezoni eshte i gjate, jane tre kompeticione. Mund te them se do japim gjithcka per te bere me mire se sezonin e shkuar. Premtoj se do shenoj me shume se 1 gol qe shenova kunder Torinos sezonin e shkuar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.