Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

424 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Konfirmohet lajmi i papritur: “Inter vendos: nuk ka rinovim kontrate per nje titullar, largohet ne fund te sezonit!”

Konfirmohet lajmi i papritur: “Inter vendos: nuk ka rinovim kontrate per nje titullar, largohet ne fund te sezonit!”
Inter Club Staff

Rruget e Interit dhe te Ivan Perisic do te ndahen ne fund te ketij sezoni sipas lajmeve qe konfirmohen diten e sotme.

Lojtari i krahut kroat, eshte ne skadence kontrate ne qershor, por nuk do te rinovoje kontraten e tij me zikalterit.

Ne kete menyre do te ndalet nje rrugetim qe ka nisur ne veren e 2015 (me parantezen e nje viti te Bayern Munich ne huazim).

Ne kete moment ka shume pak marzh per te menduar dicka tjeter, dhe kete gje e konfirmon Corriere dello Sport e cila zbulon edhe detajet:

“Ne daten 02 shkurt ai do te mbushe 33 vjec. Me perjashtim te ndonje surprize, veren e ardhshme, aventura e Perisic do te mbyllet pas gjashte sezonesh.”

“Ka pasur nje copez edhe te Bayern, por kohen me te madhe natyrisht ai e ka kaluar te klubi zikalter ne Milano.”

“Kontrata e kroatit do te ezaurohet dhe ne fakt ne ajer nuk ka pasur kurre ndjesi rinovimi nga asnjera nga palet.”

“Perkundrazi, Interi madje ka menduar edhe per shitjen e tij pas Skudetos, por ka qene Ivan ai qe ka zgjedhur te qendroje.”

“Ai ka dashur te mbylle me se miri ciklin e tij dhe me pas do te mendoje per nje sistemim sa me te mire (Bundesliga ndoshta).”

“Eshte nje vendim i rendesishem ai qe do te marre, sepse ka te beje me fazen e fundit te karrieres se tij. Deshira e tij ne kete moment eshte qe ta mbylle sa me mire.”

“Inter ne kete moment ben pjese ne skuadrat me te vjetra nga mosha e lojtareve. Nderkohe, lojtari me klubin zikalter ka luajtur 213 here dhe ka shenuar 46 gola.”

“Ka ardhur ne veren e 2015 i dashur me ngulm nga Mancini dhe ka qene pothuajse gjithmone titullar i skuadres.”

“Ne sezonin e shkuar, ai pranoi qe te luante nje rol tjeter per here te pare ne karrieren e tij dhe u be me shume nje mbrojtes krahu nga sulmues qe ishte per hir te kauzes Scudetto.”

“Pikerisht nga aty nisi edhe rrugetimi me Inzaghin: ai eshte ende titullar i krahut te majte dhe kete sezon ka luajtur vertete shume mire.”

“Ivan deri me tani ka qene titullar ne 7 raste nga 9 ndeshje. Zevendesi i tij Dimarco ka qene 3 here nga 9 ndeshje, ku ne njeren prej tyre, e ka nisur si mbrojtes qendre.”

“Cfare do te thote kjo? Qe ai eshte ende titullari i krahut te majte. Perisic ka qene shume i besueshem kete vit dhe i ka lejuar Inzaghit qe ti perdore me se miri te dy ata.”

“Edhe pse Perisic luan ne krah, ai ka ende intuiten e sulmuesit te krahut dhe eshte shume i rrezikshem perpara.”

“Eshte koha qe te shijohet versioni i fundit i Ivan si interist, sepse ai te ardhme ne Milano pas ketij sezoni nuk ka. E po dedikohet shume, a thua sikur deshiron te largohet nga zikalterit me vulen e dy yjeve ne fanelle…”

Burimi: Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.