Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

158 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tranjeri i Argjentines i habit te gjithe: “Nuk ju garantoj dot qe Lautaro do luaje me Uruguay 100%: ja pse.”

Tranjeri i Argjentines i habit te gjithe: “Nuk ju garantoj dot qe Lautaro do luaje me Uruguay 100%: ja pse.”
Inter Club Staff

Vetem pak ore larg ndeshjes shume te rendesishme ndaj Uruguay, Lionel Scaloni, tranjer i Argjentines ka folur per mediat.

Nje nga temat per te cilat ai ka folur normalisht ka qene edhe gjendja fizike e Lautaro Martinez qe nuk ka qene ne top forme ne oret e fundit.

Lojtari i Interit ka ndjere nje problem muskular pak perpara ndeshjes me Paraguay dhe ai ka qendruar jashte kesaj ndeshje.

Nderkohe, vetem pak minuta me pare, Scaloni i ka habitur te gjithe duke thene se nuk garanton dot prezencen e Lautaro Martinez: “Ne kete moment nuk mund te garantoj 100% se Lautaro Martinez do te luaje.”

“Nuk mund te konfirmoj prezencen e tij sepse sot ne dreke do te stervitemi per here te pare dhe duhet te shoh gjendjen e tij.”

“Kush do te zgjidhet per te luajtur, do te beje mire. Per kete jam shume i sigurt. Jemi nje skuader e madhe me shume opsione.”

“Do te shohim se si do te jene te gjithe lojtaret e ne vecanti ata qe luajten dy dite me pare ndaj kombetares se Paraguayt.”

“Acuna ka dale me nje problem nga loja dhe shpresoj qe ai te stervitet gjithashtu rregullisht me skuadren ne qendren stervitore. Pastaj do te marrim vendimin si per te e si per Lautaro Martinez. Por me 100% nuk mund te them asgje tani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.