Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2019

Scroll to top

Top

1,339 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic fiton Interin dhe Mazzarri e shperblen. Tani eshte derbi ne shenjester

Kovacic fiton Interin dhe Mazzarri e shperblen. Tani eshte derbi ne shenjester
Ardi Deda

Mateo Kovacic fiton Interin. U desh pak kohe qe te bindej edhe Mazzarri, por tani tekniku duket se deshiron te shperbleje rritjen e xhevahirit kroat i cili nuk kerkon me te ndalet. Kunder Napolit nje prove prej kampioni: do te behet, ka siguruar per kete Walter Mazzarri ne perfundim te ndeshjes ne San Siro, sepse “koha do ti jape te drejte”. Dhe per sa i perket kohes, pas shtate ditesh vjen sfida kunder Milanit, derbi ne te cilin asnje interist nuk do te donte te mungonte. Mateo, akoma pa asnje gol me fanellen zikalter, ve ne shenjester kuqezinjte: “Me pelqejne keto ndeshje ku ka shume pasion. Goli? Nese vjen gjithcka do te behet me e lehte”.

E lehte, por jo si ne fillim te sezonit te tij te dyte ne Milano: perpara mundesise te dhene ne Genova kunder Sampdorias, kemi 26 paraqitje, 8 sittullar, dhe vetem ne kater prej ketyre ka qene ne fushe per 90 minuta. Shume pak hapesira ne njembedhjeteshen e Mazzarrit per shkak te nje loje te dobet ne fazen mbrojtese. Me pas shansi i dhene ne Marassi, ajo ne Tardini kunder Parmes dhe hapi i fundit perballe publikut te shtepise ne ndeshjen kunder Napolit. Duartrokitje dhe elozhe, edhe nga ana e trajnerit, qe tashme gezon nje “kampion te ardhshem”.

Rritja e Kovacic ne perormancat e tij prek aspekte te ndryshme, mbi te cilat ka punuar dhe do te vazhdoje te punoje ne Pinetina se bashku me Mazzarri. Se pari kemi aftesine per te ndihmuar shoket ne fazen pa top. Kroati ka hyre ne ingranazhin e trajnerit dhe rezultatet i jep ne fushe. Me shume kuraje ne lojen sulmuese, sic tregojne gjuatjet ne porte kunder Napolit. Walter Mazzarri eshte i kenaqur ne fund te ndeshjes: “Eshte bere i dobishem ne fazen mbrojtese dhe eshte permiresuar ne gjuajtje”. Duke hyre ne zemer te lojes, gjen hapesira per shoket dhe eshte busull ne mesfushe. Mungon vetem goli, por do te vije. Te dielen e ardhshme kemi derbin. Tani Mateo eshte gati.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.