Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

722 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT, La Gazzetta jep lajmin e madh: “Marotta me ne fund ja ka dale, Sanchez qendron: ja detajet.”

LAJM I FUNDIT, La Gazzetta jep lajmin e madh: “Marotta me ne fund ja ka dale, Sanchez qendron: ja detajet.”
Inter Club Staff

Me sa duket jane ore shume te rendesishme keto per sa i perket rinovimit te kontrates se Alexis Sanchez me Interin te pakten per nje vit.

Sipas asaj qe thuhet ne kete moment nga La Gazzetta dello Sport, eshte shume afer perfundimit tratativa me Manchester United per shtyrjen me nje sezon te huazimit te lojtarit.

Kete gje e ka bere me dije vetem pak minuta me pare e perditshmja italiane, e cila tregon se si Interi eshte shume afer konfirmimit ne Milano te lojtarit.

Sipas tyre, Beppe Marotta ja ka dale per ta mbajtur ne Milano lojtarin dhe tashme mungojne vetem disa detaje te vogla.

Antonio Conte ne keto dite ka shtyre gjithmone per te mbajtur lojtarin te pakten per Europa League, edhe pertej perfundimit te Serie A.

Por me sa duket, administratori i deleguar i Interit po tenton per ta konfirmuar ate edhe per nje sezon tjeter.

Sanchez eshte i lidhur me Manchester United deri ne qershorin e 2022: marreveshja aktuale me United shkruan se ai mund te qendroje tek Interi deri ne daten 5 gusht, dite kjo qe perkon me Inter-Getafe.

Por Conte mund te qendroje i qete tani: Beppe Marotta ja ka dale dhe Alexis Sanchez me te gjitha gjasat do te qendroje edhe nje sezon tek Interi e do e beje kete perseri ne huazim, jo me nje blerje perfundimtare.

Do te ishte nje marreveshje kryevper kjo per drejtuesit e Interit qe do te mbanin ne skuader nje lojtar me cilesi te padiskutueshme dhe duke mos investuar asgje per kartonin e tij por vetem per rrogen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.