Lamtumire Davide! Keshtu Interi dhe futbollistet zikalter i japin lamtumiren e fundit djaloshit italian…
Nje dite e zeze kjo e sotshmja pas lajmit te largimit nga jeta te Davide Astori, futbollistit te Kombetares Italiane dhe Fiorentines, skuader ne te cilin kishte merituar edhe nje shirit kapiteni.
Davide Astori u nda nga jeta ne gjume, gjate nates, teksa filnte ne hotelin ku skuadra e tij ishte ne grumbullim ne prag te ndeshjes se radhes se Fiorentines diten e sotme.
Ne kete artikull, jemi munduar te permbeldhim te gjitha mesazhet e ngushellimit te klubit zikalter, te lojtareve te Interit, drejtuesve por edhe ish-lojtareve te klubit.
Kjo ka qene komunikata e Interit:
“Futbolli eshte pasion, kurajo, impenjim dhe gezim. Keto ka qene Davide Astori, kapiteni i Fiorentines dhe shoku i shume djemve me te cilin kane punuar me te cdo te diele per ta bere special futbollin tone. Per kete arsye bashkohemi me dhimbjen te thelle te familjes e kete dite dramatike. Klubi, drejtuesit, lojtaret dhe tifozet zikalter, jemi te gjithe te bashkuar ne kete moment te thelle deshperimi.”
Legjenda e Interit, Zanetti shkruan ne Instagram: “Prehu ne paqe, Davide. Nuk kam fjale te tjera.”
Borja Valero shkruan ne Twitter: “Nuk mund ta besoj, nuk dua ta besoj… eshte e pabesueshme… prehu ne paqe Davide.”
Non ci posso credere, non voglio crederci…è surreale…riposa in pace Davide pic.twitter.com/3VLtWUNTcW
— Borja Valero (@borjavalero20) March 4, 2018
Kapiteni i Interit, Mauro Icardi bashkohet me dhimbjen dhe shkruan ne Instagram: “Prehu ne paqe Davide. Ngushellimet e mia i shkojne familjes.”
Eder pershendetet me Astorin me nje InstaStory: “3 vite bashke ne Kombetare: nje shok, nje mik. Akoma nuk mund ta besoj.”
Vecino perqafon Astorin: “Prehu ne paqe Asto! Do te mbeten pergjithmone ne zemren time momentet qe kemi perjetuar bashke. Nje perqafim i forte shkon per familjen. Jam pa fjale perpara ketij lajmi te tmerrshem.”
Riposa in pace Asto! Resteranno sempre nel mio cuore i momenti vissuti assieme. Un forte abbraccio alla famiglia. Sono senza parole, una notizia tremenda. ?? pic.twitter.com/epEnNW4ga9
— Matías Vecino (@vecino) March 4, 2018
Ivan Perisic shkruan ne Insgaram: “Prehu ne paqe, Kapiten. Ngushellimet e mia me te sinqerta shkojne per familjen dhe shoket e tij”.
Prehu ne paqe dhe nje qiri, keshtu eshte mesazhi i Steven Zhang per Astorin: “Prehu ne paqe”, shkruan ai ne profilin e tij ne instagram.
Handanovic shkruan ne instagram: “Ngushellimet e mia shkojne per familjen, shoket, familjen, miqte e tij dhe tifozet e Davide Astori ne kete tragjedi te pabesueshme.”
Gagliarini shkruan per Astorin: “Nuk ekziston nje ndarje perfundimtare per aq kohe sa ekziston kujtimi. Rip Davide.”
Lisandro Lopez shkruan ne instagram: “Forca per familjen! Prehu ne paqe Davide.”
Edhe Brozovic, Candelo dhe Milan Skriniar te prekur nga kjo vdekje: “Pa fjale” shkruan Brozovic. Cancelo dhe Skriniar shkruajne: “Prehu ne paqe Davide.”
Pinamonti shkruan ne instagram: “Prehu ne paqe kampion…”
Candreva nuk mund ta besoje dot, shkruan ne instagram: “Ke qene shoku im i skuadres qe tek femijet e deri sa u rritem bashke ne Kombetare, ne jete. Prehu ne paqe Davide, shok dhe njeri i jashtezakonshem.”
Daniele Padelli i prekur nga largimi nga jeta i Astorit, shkruan: “E veshtire ta pranosh. Lutem vetem qe familja jote te gjeje forcen per te vazhduar perpara pa ty. Ciao Davide.”
Davide Santon shkruan: “Kam pasur nderin te te njoh dhe te luaj me ty… Pervec se ke qene nje lojtar i madh dhe kapiten i madh, do te jesh edhe atje lart keshtu: nje person fantastik. Ngushellime familjes, do te na mungosh te gjitheve.”
D’Ambrosio kujton Astorin: “E pamundur te harroj ate qe me ka dhene shume per te kujtuar. Prehu ne paqe Davide.”
Per vdekjen e Astorit kane shkruar edhe ish-legjenda te Interit, ish-lojtare por edhe mister Mancini. Ja mesazhet e tyre:
Diego Milito: “Nuk ka fjale. Vetem dhimbje te thelle. Prehu ne paqe Davide.”
Esteban Cambiasso: “Nje lajm i pabesueshem. Prehu ne paqe Davide.”
Mister Mancini shkruan: “Ndjej dhimbje te thelle per gjithcka ka ndodhur. Ngushellimet e mia familjes dhe Fiorentines.”
Mateo Kovacic shkruan: “Prehu ne paqe Davide” ne instagram.
Joao Mario shkruan ne Twitter: “Cfare lajmi i keq. Pa fjale. RIP Davide Astori.”