Lautaro, flet agjenti i tij: “Po ve re qe nuk po respektohet fare Interi. Nuk mund te flasim sot per…”
Lautaro Martinez ka qene shpesh here prej muajsh ne qender te thashethemeve per nje transferim te tij larg Milanos.
Eshte folur gjate per interesimin per kartonin e tij nga ana e Barcelones, por asnjehere nuk ka pasur dicka serioze per argjentinasin.
Nderkohe, ai nuk u transferua askund kete vere dhe shume shpejt pritet te nenshkruaje kontraten e tij te re me Interin.
Por pikerisht per zerat e merkatos, ka folur diten e sotme agjenti i Lautaro Martinez duke ja prere shkurt mediave.
“Ne kete moment, ne mesin e sezonit, te flasim per Barcelonen dhe Lautaro Martinez nuk eshte aspak korrekte.”
“Lautaro eshte nje lojtar i Interit dhe Interi eshte skuadra e tij. Eshte skuadra qe i ka hapur dyert e medha te Europes atij.”
“Tani ndodhet shume mire tek Interi dhe nuk po mendon per asgje tjeter por vetem per skuadren e tij dhe kombetaren.”
Keto kane qene fjalet e Rolando Zarate, agjentit te Lautaro Martinez per Radio Trend Topic. Ai si rralle here, ka blinduar lojtarin zikalter ne Milano.