Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

387 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro futet pergjithmone ne historine e Interit bashke me Ronaldo, Icardi dhe Mazzola: “Eshte lojtari me…”

Lautaro futet pergjithmone ne historine e Interit bashke me Ronaldo, Icardi dhe Mazzola: “Eshte lojtari me…”
Inter Club Staff

Eshte 23 vjec por dje eshte futur perfundimisht ne historine e klubit te Interit duke u rreshtuar mes disa emrave teper te medhenj.

Me rrjeten e realizuar ndaj Beneventos, ne fitoren 4-0 te San Siros, Lautaro Martinez futet menjehere ne venat e klubit zikalter.

Ai ka qene goli numer 30 i shenuar me bluzen zikalter dhe pikerisht per kete fakt ai tashme ndodhet ne nje klasifikim teper special ku ben pjese edhe Ronaldo, Adriano, Meazza, Icardi dhe Corso.

Sulmuesi argjentina nuk ishte shume i kthjellet ne pjesen e pare ku gaboi disa raste, por ne te dyten ai nuk fal dhe me nje goditje me te majten arrin te shenoje nje gol teper te bukur.

Qe prej Mauro Icardit deri tek Ronaldo ‘Fenomeni’, e deri tek Mazzola dhe Altobelli.

Lautaro Martinez, futet keshtu ne klasifikimin e shenuesve me te rinj all-time qe ka arritur te shenoje 30 gola.

Pra, ai eshte lojtari i shtate me i ri ne historine e Interit qe arrin kutoen e 30 golave, ne moshen 23 vjec, 5 muaj e 9 dite.

Ne krye te ketij klasifikimi eshte Meazza, qe arriti kete kuote ne vitin 1930, kur ishte 19 vjec e 9 muaj e 24 dite.

Nderkohe, nese shohim klasifikimin me kujdes, mund te gjejme emra si Corso, Angelillo, Lorenzi dhe Altobelli, qe e mbyll Top 10 me moshen 24 vjec e nje muaj e 24 dite.

Image

“Rinovimi? Po kerkojme ate gje, jam shume i lumtur ketu: njerezit me duan dhe sillen mire me mua ne cdo moment.”

“Shoket, tranjeri dhe klubi me kane dhene besimin e duhur. Une kerkoj gjithmone te jap me te miren ne fushen e lojes, cfare eshte jashte saj mund te zgjidhet, nuk eshte problem”.

Me keto fjale eshte shprehur dje ai pas ndeshjes, duke paralajmeruar nje te ardhme gjithmone e me shume zikalter.

Nderkohe, te gjithe po presin firmen qe do te zyrtarizoje edhe rinovimin e tij ne Milano dhe Interi po gezon numrin e saj 10 qe eshte futur keshtu pergjithmone ne historine zikalter me ate gol dje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.