Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro nga minuta e pare? Ja kush rrezikon me shume te sakrifikohet per te! Nderkohe Ninja…

Lautaro nga minuta e pare? Ja kush rrezikon me shume te sakrifikohet per te! Nderkohe Ninja…
Inter Club Staff

Rriten shume shanset qe te shohim edhe emrin e Radja Nainggolan ne listen e lojtarevet e grumbulluar per neser ndaj Genoas. 

Kete gje e konfirmon Gazzetta dello Sport qe nenvizon progreset e bera  nga belgu pas demtimit ne kavilje ne derbin e fundit.

“Lajmi i bukur per Spallettin eshte fakti qe nga dita e djeshme Nainggolan eshte rikthyer te godase topin dhe te stervitet plotesisht me skuadren.”

“Ne kete moment jane rritur shume shanset per nje grumbullim te tijin ndaj Genoas edhe pse ai do e niste kete ndeshje nga pankina.”

“Objektivi i vertete per Radja Nainggolan mbetet Barcelona ne fakt.”

“Radja te marten deshiron te jete me cdo kusht ne supersfiden e Champions League dhe nje ndeshje e tij qe nga minuta e pare si titullar nuk shihet si dicka e pamundur duke pare progresin e tij.

Por Luciano Spalletti ne prag te ndeshjes ndaj katalansve, duket i orientuar per nje turnover me te madh se zakonisht.

“Me shume mundesi do te sakrifikohet Mauro Icardi nje ndeshje duke pare qe perballe eshte Barcelona por duke pare se ai pas tij ka Lautaro Martinez qe ka nevoje edhe per minuta.”

“Logjika e Spallettit kete sezon eshte qe cdo lojtar luan tre ose maksimumi kater ndeshje dhe me pas eshte radha per pushim.”

“Hera e fundit qe Mauro ka qendruar jashte ka qene ne shtator kunder Cagliarit, ne prag te ndeshjes ndaj PSV.”

“Pikerisht si atehere, do i takoje Lautaro Martinez te drejtoje sulmin zikalter dhe te gjithe shpresojne per te njejtin rezultat si ndaj Cagliarit: gol dhe sakrifice per nje Inter fitues.”

Nderkohe, sipas Gazzetta dello Sport ky eshte formacioni:

FORMACIONI I MUNDSHEM I INTERIT (4-2-3-1): 

Samir Handanovic

Danilo D’ambrosio

Milan Skriniar

Stefan De Vrij

Henrique Dalbert

Marcelo Brozovic

Roberto Gagliardini

Antonio Candreva

Borja Valero

Ivan Perisic

Lautaro Martinez

Do te luaje vertete keshtu Interi?

Kete gje do e tregoje vetem ndeshja e neserme, por pritet qe dicka rreth formacionit ta zbuloje sot Luciano Spalletti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.