Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Legjenda Adriano: “Inter i madh kete sezon. Derby? Mendoj se dy lojtare ne vecanti do bejne diferencen: ata jane…”

Legjenda Adriano: “Inter i madh kete sezon. Derby? Mendoj se dy lojtare ne vecanti do bejne diferencen: ata jane…”
Inter Club Staff

Nje interviste e embel per te tashmen dhe te kaluaren e realizuar nga Tuttosport per Adrianon, ish-sulmuesin e Interit.

Gjithcka nis me disa fjale per derbin e zemres se tij: “Eshte ai kunder bashkekombasve te mi, Dida dhe Kaka qe ka qene thjesht i madh.”

“Kemi fituar 3-2 dhe une kam shenuar dy gola, njerin e kam shenuar ne te 47 e pjeses se dyte. Thjesht fantastike.”

“Ishte nje ndjesi spektakolare te shenoje ate gol, por e pamundur te harrohet. Te mundesh Milanin ne kohen shtes nuk ka cmim.”

Mendon se Inter mund te fitoje kampionatin dhe te munde Milanin ne derbin e ardhshem?

“Skuadra zikalter edhe kete vit ka mundesi te medha per te fituar Scudetton. Per sa i perket ndeshjes me Milanin shpresoj natyrisht qe te fitoje Interi.”

“Por ne nje ndeshje me kaq shume rendesi, mund te ndodhe gjithcka. Prandaj duhet kujdes.”

Kush do te jete deciziv te shtunen?

“Mendoj se dy lojtare ne vecanti do te bejne diferencen: them Alexis Sanchez dhe Lautaro qe besoj se do te lene shenje.”

Sot Inter eshte e para ne klasifikim edhe pse jane larguar Lukaku dhe Hakimi. E prisje?

“Ne realitet po. Ose me sakte, e shpresoja. Zikalterit kane nje skuader te mire, te perbere nga lojtare me vlere, si Alexis Sanchez dhe Lautaro Martinez.”

“Me duhet te them se jane shume lojtare te forte.”

Mund te thuhet se Interi i Simone Inzaghit luan me mire se Interi i Antonio Contes?

“Simone Inzaghi eshte nje tranjer shume i mire, ashtu si eshte edhe Antonio Conte. Rezultatet per momentin jane ne favorin e Simone Inzaghit.”

Inter mund te munde edhe Liverpool ne Champions League? 

“Mendoj se po. Me shume dedikim dhe impenjim, zikalterit mund te behen edhe kampione te Europs.”

Djali yt ka firmosur per Gremio. Mendon se nje dite mund te behet i forte si ti dhe te luaje per Interin?

“Po, eshte nje mundesi dhe mezi po pres te konkretizohet. Ta shoh tek Interi do te ishte nje nder i madh per mua, krenari e pafundme, pervec se nje emocion shume i forte.”

“Ai ka shume talent dhe po punon fort. Jam i bindur se do te kete nje karriere brilante.”

Ti je dashur shume nga tifozet e Interit dhe vazhdon te duhesh. Si deshiron ti pershendesesh?

“I falenderoj dhe i kerkoj atyre qe te kene besim te plote te potenciali i ketij klubi te madh qe me ka pritur me krahet hapur dhe qe une do i jem perjetesisht falenderues.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.