Lojtari Torinos i habit te gjithe: “Ja cfare na tha arbitri i ndeshjes pas kontaktit Ranocchia-Belotti: ai mendoi se…”
Alessandro Buongiorno, lojtari i Torinos qe luajti dje si titullar nuk e ka pritur aspak mire ate qe ka ndodhur ne fushen e lojes.
Ai ka dhene nje deklarate per mediat duke thene keshtu ate qe eshte folur edhe ne dhomat e zhveshjes ndermjet lojtareve.
Por nder te tjera, ai ka treguar edhe ate qe arbitri i ndeshjes i ka thene lojtareve te Torinos pas rastit te penalltise Belotti-Ranocchia.
“Na vjen te gjitheve shume keq. Te gjitheve. Nuk kemi marre nje fitore sot, kur ne e meritonim nje fitore per ate qe dhame.”
“Torino ka bere nje ndeshje te madhe, shume te madhe. Prandaj pendesa eshte e madhe pas kesaj ndeshje.”
“Kemi hedhur ne kosh dy pike. Na vjen vertete shume keq per kete gje. Por per Torinon mungon edhe nje penallti.”
“Arbitri i ndeshjes? Ai nuk zbriti ne detaje dhe nuk foli me shume, por na tha se Ranocchia kapi kemben e Belottit bashke me topin.”
“Ai mendoi keshtu dhe vendosi keshtu. Nderkohe une mendoj ndryshe dhe te gjithe neve ne fakt mendojme se ishte penallti.”