Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

537 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku, cfare interviste: “Pas finales se Europa League nuk kam folur per 4 dite. Conte, Vidal dhe Barella…”

Lukaku, cfare interviste: “Pas finales se Europa League nuk kam folur per 4 dite. Conte, Vidal dhe Barella…”
Inter Club Staff

Ka hyre ne dhomat e zhveshjes me kemben e mbare dhe ne harkun e nje kohe te shkurter eshte bere nje nga liderat me te padiskutueshem te Interit.

Nje vit pas ardhjes e tij, Romelu Lukaku eshte nje nga benjaminet e tifozeve zikalter edhe fale golave por jo vetem, sepse Big Rom eshte nje njeri qe ta ben ta duash edhe per sjelljet e tij jashte fushes.

Ne nje interviste te gjate te dhene per Walter Veltroni te La Gazzetta dello Sport, Lukaku tregon gjithcka, qe te femijeria e veshtire, ardhja ne Itali, raportin me Conten dhe jo vetem.

Romelu Lukaku, me flet dot per topin e pare ne jeten tende?

“Isha nje vjec e gjysem. Ishim ne shtepi, Liezh, Belgjike. Nga ajo dite nuk jam ndare me kurre nga topi.”

“Keshtu ka nisur dashuria ime per futbollin. Babai me merte sa here mundej ne stervitjet e tij. Ai u nis nga Zaire per te luajtur futboll ne Belgjike.”

“Erdhi ne 1990 dhe ka luajtur per 10 vite ne Serie A-ne e Belgjikes.”

Familja juaj ka vuajtur shume.

“Babai im nuk ka pasur fat me parate. Kur ka lene karrieren e tij nuk ka blere dot nje shtepi, nuk kishte kursyer.”

“Kur ai kishte mbaruar se luajturi, une e kuptova shpejt qe do te kishim nje mal me veshtiresi ekonomike.”

“Vendosa menjehere qe te beja futbollistin. Doja te permiresoja situaten e familjes time.”

Momenti me i veshtire?

“Po, nuk mund ta harroj. Nje dite, perpara se te shkoja ne shkolle, shikoj mamane time qe ben nje gjest qe nuk e kam harruar kurre.”

“Merte qumeshtin e lene nje dite perpara, i fuste uje dhe me pas e ngrohte per te na e dhene ne femijeve.”

“Ishte mengjesi qe duhet te haja me vellain tim. Isha i vogel, shkoja ne klasen e pare. Te kesh vuajtur, te kesh pare sakrificat e prinderve te mi, me ka dhene shume force, gjithmone.”

“Nuk ka ardhur asgje lehte ne jeten time. Nuk kam pasur asnje dhurate, kam fituar cdo gje vete.”

Cfare i ke dhuruar prinderve te tu ne momentin e pare qe ke mundur?

“Nje shtepi. Isha 16 vjec. Ishin vitet e para te karrieres sime dhe i kam lene te gjitha parate qe kisha fituar babait dhe mamase time, sepse ata kishin nevoje.”

“Mua me mjaftonte te luaja futboll. Ishte gjeja me e bukur, nuk mendoja per asgje tjeter.”

“Me mjaftonte nje Playstation 3 apo nje X-Box per te luajtur me vellain. Asgje me shume. Por gjeja e pare qe kam bere, kur kam firmosur kontraten, i kam blere nje shtepi prinderve.”

“Cfare nuk kishin bere per mua, me kishin cuar ne shkolle, kishin vuajtur e vuajtur per mua. Ishte e drejte ta beja ate gje.”

Cfare ju mungon nga Afrika?

“Me vjen keq per gjysherit e mi qe mbeten ne Zaire. Nuk mund te jetojne dot me mua ne kete moment te jetes. Me vjen keq.”

“Kisha nje raport shume te mire me babain e mamase sime. Eshte ai qe me ka shtyre qe te beja lojtarin.”

“Ai nje dite me tha se e gjithe pergjegjesia e familjes ishte mbi shpatullat e mia. E me pas, vdiq pas nje jave nga kanceri ne prostate. Me mungon shume.”

Sa gjuhe te botes njeh?

“Ne kete moment shtate. E vetmja qe kam studiuar vertete eshte spanjollja ne shkolle. Ne dy vitet e fundit ishte e detyrueshme qe te benim tre ore spanjisht ne jave.”

“Atehere mendoja se do te shkoja ne La Liga dhe prandaj me dhane edhe nje profesor spanjishte qe me jepte leksione edhe ne shtepi.”

“Me te kam mesuar spanjisht dhe ajo gjuhe me ka hapur portat edhe per te njohur gjuhen tuaj, italishten.”

Mbaj mend nje interviste per Sky Sport ku ju flisnit italisht edhe perpara se te vinit ne Itali…

“Po, sepse te luaja ne Serie A ka qene nje nga endrrat e mia. Vellai im ishte te Lazio dhe ndeshjet e tij i shikoja te komentuara ne italisht.”

“Kur kam ardhur tek Interi kuptoja gjithcka, por nuk flisja mire. Atehere i kam kerkuar tranjerit qe per dy jave te fliste me mua vetem italisht.”

“Kur jam ndjere i sigurt, kam filluar edhe une te flas. E nuk jam ndalur kurre.”

Cfare ju pelqen me shume nga futbolli?

“Te stervitem, te luaj ndeshjet, gjithcka. Ajo qe doja te beja kur isha i vogel. Ishte endrra ime dhe eshte bere realitet dhe tani eshte puna ime.”

“Familja ime varet nga une. Nuk eshte me e kunderta. Te besh endrren tende punen tende do te thote se mund te zbavites dhe mund edhe te fitosh. Maksimumi.”

Si ndiheni ne Itali?

“Shume mire. Eshte vendi me i mire ku kam jetuar ndonjehere. E dashuroj te qendruarin ketu. Me pelqen dashura e njerezve, respekti.”

“Une jam nje njeri qe i respekton te tjeret dhe kur takoj njerez me pelqen qe te flas dhe te qendroj me ta.”

“Italianet me kane pritur shume mire dhe une i jam shume mirenjohes te gjitheve.”

“Edhe futbolli italian eshte nje futboll qe ben per mua. Me ka permiresuar ne gjithcka. Kam deshire te rritem dhe te bej akoma me shume per skuadren, misterin, klubin dhe mbi te gjitha, per tifozet.”

A eshte kampionati i mundur kete sezon?

“Per mua gjeja me e rendesishme eshte te flase fusha, duhet te luajme dhe te bejme mire per 90 minuta aty.”

“Jashte fushes nuk jam nje nje njeri qe flet shume. Preferoj te flas kur luaj. Por dua te jap gjithcka per te bere mire kete vit. Per te miren e Interit.”

Cfare tranjeri eshte Conte?

“Per mua eshte nej mentor, nje baba, nje person qe me kupton me te vertete mire. Edhe une e kuptoj dhe i jam shume mirenjohes per stimen qe ka pasur gjithmone per mua.”

“Heren e pare qe me ka telefonuar, gjashte vite me pare, donte te me blinte. Per mua te luaj me te eshte realizimi i nje endrre.”

“Shikon skuadrrat e tij dhe e kupton qe ti mundesh si individ dhe si kolektiv te mesosh dhe te permiresosh shume.”

“Une e ndjej qe jam rritur shume ne sezonin e kaluar, ka qene merite e misterit dhe e stafit te tij.”

“Por duhet te mendojme se eshte vetem fillimi. Duhet te permiresohemi akoma dhe Conte eshte tranjeri i duhur par ta bere kete.”

Sa mund te ndihmoje ardhja e nje lojtari si Arturo Vidal?

“Per ne, ardhja e Vidal eshte shume e rendesishme. Eshte nje lojtar me nje kualitet teper te madh, vitin e shkuar kemi bere mire por me te rritemi ne kualitet dhe eksperience.”

“Dy gjera qe Vidal i ka me shumice. Nga ana tjeter, nuk fitohet dot me skuadra qe nuk kane lojtare me nivel. Prandaj eshte i mirepritur.”

Cfare duhet ne futboll per te qene nje lider?

“Te kesh nje mentalitet pozitiv, te kerkosh te jesh me i mire se nje dite me pare dhe te ndihmosh shoket e tu ne cdo moment.”

“Te jesh i gatshem te vuash dhe te marresh pergjegjesi, te ndash me ta fitoret dhe humbjet.”

“Jo vetem me skuadren por me te gjithe kolektivin. Nje skuader fiton edhe me magazinieret dhe me mjeket.”

“Jemi bashke dhe fitojme bashke, po ashtu edhe kur humbasim, bashke.”

“Per mua te luaj tek Interi eshte nje enderr qe behet realitet. Nuk e kam imagjinuar kurre qe do e arrija. Une nuk e marr kete mundesi si dicka te lehte, por kam ardhur ketu per te bere mire, per te lene shenje.”

“Cdo dite zgjohem dhe mendoj se cfare duhet te bej me mire per tu permuresuar. Dua te jap gjithcka. Edhe ne stervitje jam keshtu.”

“Misteri dhe shoket me tallin sepse une inatosem kur humbas edhe ne stervitje kur luajme me njeri-tjetrin.”

“Por kjo eshte menyra ime e te parit te gjerave, keshtu e shoh futbollin. Kur te mos jete me keshtu, do te heq dore.”

Sa ka peshuar tek une humbja ne finalen e Europa League?

“Ka qene nje moment shume i veshtire per mua. Nuk kam folur per kater dite me radhe pas ndeshjes.”

“Por nje dite u zgjova dhe i thirra mendjes. Ne sezonin e kaluar nuk kemi fituar kampionatin per nje pike, kemi humbur ne gjysmefinalen e Kupes se Italise sepse nuk kemi shenuar nje gol dhe me pas ne finale te EL kemi humbur 3-2.”

“Jane gjera qe ndodhin. Por vetem duke vuajtur, mund te permiresohesh. Fitorja eshte vuajtje, karakter, analize e limiteve te tua.”

“Por eshte edhe lufte, deshire per sukses. Mund te humbasesh, por vetem per te mesuar si te fitosh.”

Cfare mund te behet me shume per racizmin?

“Ekziston akoma, ne shume kampionate, ne te gjithe Europen. Eshte absurde. Futbolli eshte multikultural, multietnik.”

“Ne cdo skuader ka lojtare te vendeve te ndryshme, te ngjyrave te ndryshme, te nje feje tjeter.”

“Duhet te respektojme te gjithe. Eshte sporti, eshte jeta. Mua ne Itali me ka ndodhur njehere te kem probleme.”

“Kam reaguar, dhe nuk ka ndodhur me. E dashuroj vendin tuaj dhe futbollin tuaj. Tifozet e cdo skuadre me respektojne, si lojtar dhe si njeri.”

“Nuk dua te perzjej 3 apo 300 persona qe vershellejne me miliona spektatore. Kam besim se absurditeti i racizmit i takon vetem te kaluares.”

Nje problem ne bote qe do te pelqente ta zgjidhje.

“Nese do te kisha celesat e botes, do te punoja per te zhdukur semundjet dhe te zhdukja varferine. Te drejta te barabarta per te gjithe.”

Si eshte futbolli pa publik?

“I keq. I shemtuar. Ndihet cdo gje. Edeh ajo qe them une, qe mbase nuk duhet te degjohet.”

“Shpresojme qe lojtaret te rikthehen shpejt ne stadiume ne masa sigurie. Po i bejme gjerat per mbare ne Itali dhe shpresojme qe ata te rikthehen. Sepse futbolli pa tifoze nuk eshte futboll i vertete.”

Cfare diference ka ndermjet futbollit anglez dhe atij italian?

“Futbolli italian eshte shume me shume taktik. Per te luajtur ne keto nivele duhet te jesh shume inteligjent ne levizje, ne mbajtjen e topit, taktikisht duhet te jesh me i forte sepse nuk ka hapsire dhe as kohe te rrotullohesh.”

“Nje lojtar i rrezikshem – qe mund te jete Ibra, Dybala apo Lautaro – kur marrin topin, kane gjithmone tre lojtare nga pas.”

“Duhet te punosh fort. Per mua ndeshja pergatitet ne diten qe zhvillohet. Une studioj nje mbrojtes qe luan kunder meje me kujdes. Pas stervitjes rri 15 apo 20 minuta me stafin dhe tranjerin per te folur per mbrojtjen kundershtare.”

Cili eshte mbrojtesi me i mire me te cilin je perballur?

“Te gjithe jane te forte ne Itali. Koulibaly eshte shume i forte, kenaqem kur luaj me te. Me pelqen dyluftimi, forca e kundershtarit.”

“Por edhe Klavan i Cagliarit apo Kumbulla qe ishte i Verones. Te gjithe keta lojtare me kane bere qe te perballem me kujdes.”

“Por kjo vlen edhe per mua, sepse dua te fitoj, te punoj me shume. Ata me motivojne. Nje mbrojtes i mire e ben nje sulmues me te mire.”

Mesfushori i karrieres tende qe ka bere assistet me te bukura per ty?

“De Bruyne pa asnje dyshim. E njoh qe 14 vjec kur luaja kunder tij, i njoh cdo gje. Eshte i nje niveli te paimagjinueshem.”

Dita me e bukur dhe me e keqe e jetes tende.

“Me e bukura ka qene kur djali im lindi. Futbolli eshte i rendesishem, por jeta akoma me shume.”

“Me i keqi ka qene kur me vdiq gjyshi. Ai me ka qendruar gjithmone afer. Kemi pasur shume veshtiresi ne shtepi, jetonim me 500 euro ne muaj.”

“Mamaja eshte diabetike. Ai ka qene i rendesishem per mua, nje guide. Kur ka vdekur ai ka qene dita me e veshtire e me keqe e jetes sime. Me mungon.”

Nese do te zgjidhnit nje bluze te nje ndeshje per ta marre me vete ne nje ishull te braktisur?

“Bluzen e golit te pare ne moshen 16 vjecare. Ne ate moment jam ndjere i realizuar, nga jeta dhe nga familja sepse e kam kuptuar se mund t’ja dal.”

“Kur je kaq i ri dhe kur hyn per pese minuta, duket gjithcka e pamundur. Por te besh nje gol 16 vjec nderron gjithcka ne jeten tende. Keshtu ndodhi per mua.”

Goli me i bukur qe ke shenuar?

“Luaja te Everton dhe i shenova Chelseas ne finalen e FA Cup ne 2016. Ishte nje gol fuqie por edhe teknike. Dy karakteristikat e mia.”

“Kishte shume Lukaku ne ate gol. Nje vit me vone kam shenuar edhe nje te bukur kunder City te Guardioles. Por goli me Chelsean me pelqen me shume.”

Ka ndonje lojtar italian qe ju pelqen dhe qe eshte i ri?

“Barella do te jete nje lojtar i rendesishem per Kombetaren dhe per Interin. Eshte nje djalosh i rritur shume ne gjashte muajt e fundit dhe eshte i jashtezakonshem me topin, ne nivel fizik dhe mentalitet.”

“Edhe Esposito mund te behet nje lojta ri madh, por duhet te luaje me shume. Me mentalitetin qe ka dhe me minuta mund te beje me mire. Me pelqen edhe Kean dhe Chiesa.”

Nese do i dhuroje nje top nje femije dhe do i shpjegoje futbollin shkurt, cfare do i thoje? Cfare eshte futbolli?

“Durim, pune, deshire, mendje dhe uri. Te kesh uri per te fituar, te punosh fort per ta mbeshtetur kete enderr, te hash me dhembe fushen. Ne cdo moment te lojes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.