Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sarri kapet me Interin: “Cfare topi jashte? Prisja kartona te kuq. A nuk e pate qe ishte pikerisht Interi ajo qe…”

Sarri kapet me Interin: “Cfare topi jashte? Prisja kartona te kuq. A nuk e pate qe ishte pikerisht Interi ajo qe…”
Inter Club Staff

Menjehere pas ndeshjes Lazio-Inter, ka folur edhe Maurizio Sarri per mikrofonat e DAZN ku ka komentuar ndeshjen e Olimpicos te fituar 3-1 nga te tijet.

Ka qene nje ndeshje tjeter para golit te pare te Lazios dhe nje ndeshje tjeter par barazimit. Kritikat ndaj Lazios kane sherbyer?

“Kemi pesuar nje gol me penallti por kemi krijuar shume qe ne pjesen e pare. I kam thene djemve qe duhet te qendronim ne ndeshje. Pastaj ndodhi ajo penallti qe na futi ne ndeshje.”

Cfare mendon per golin e 2-1?

“Ka pak per te diskutuar. Dimarco bie poshte dhe topin e ka Interi. Situate e qarte: eshte skuadra qe duhet ta kishte nxjere jashte, ishte Interi. Keto skena shihen vetem ne Itali.”

Cfare ndodhi me Luiz Felipe?

“Ka shkuar per te pershendetur Correan. Eshte keqkuptuar Correa me te. Kam pare sjellje shume te renda ndaj Felipe Anderson, prisja ndonje karton te kuq per lojtaret e Interit sot.”

Cfare nuk shkoi ne pjesen e pare?

“Kemi vuajtur shume ne pjesen e pare, mesfushoret e Interit mund ta mbanin topin me lehtesi. Ne te dyten i kemi reduktuar distancat dhe kemi bere me mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.