Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

251 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku EXTRALARGE: “Askush si ai ne 40 vitet e fundit: pyesni pak Milanin sepse ata duhet ta…”

Lukaku EXTRALARGE: “Askush si ai ne 40 vitet e fundit: pyesni pak Milanin sepse ata duhet ta…”
Inter Club Staff

Deri me tani, numrat qe Romelu Lukaku ka pasur ne Milano, kane qene numra prej nje super lojtari.

Lojtari mund te quhet pa frike dhe dominator i kampionatit, sepse asnje mbrojtje nuk ka arritur deri me tani ta ndaloje ate.

“Nje Lukaku EXTRALARGE”, e kurorezon Tuttosport ne numrin e saj te perditshem, dhe qe tregon me pas me radhe statistikat e mrekullueshme te belgut.

“Eshte lojtari me i mire ne Serie A per numer golash dhe assist, me 24 te tilla deri me tani: nje numer i frikshem.”

“Ai eshte perpara Muriel qe ka 19, Immobile dhe Mkitaryan nderkohe kane 17. Por ai eshte shenuesi me i mire i zikalterve ne dyzet vitet e fundit.”

“Ka arritur te shenoje 48 gola ne 82 ndeshje, me nje gol me shume edhe se Ronaldo Fenomeni, por edhe me nje mesatare me te mire edhe se Meazza apo Boninsegna.”

“Nderkohe, ai ka qene thelbesor ne cdo kompeticion, edhe ne ato ku Interi ka dale: ne Champions ai shenoi 4 gola ne 5 ndeshje dhe ne Kupen e Italise, 2 gola ne 3 ndeshje.”

“Ashtu si u tha edhe nga Antonio Conte, lojtari duket se ka filluar te tregohet edhe me “i keq” perpara portes, ku ka filluar te shenoje me shume. Mos ka ardhur momenti qe te fitoje edhe nje trofe?”

“Nderkohe, ky Lukaku EXTRALARGE eshte me te vertete i pandalshem. Per kete mund te pyesni edhe Milanin, sepse ata mund te dine dicka me shume…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.