Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

872 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lukaku? Jo, lojtari me i pashitshem ne skuadren zikalter eshte nje tjeter: “Per te drejtuesit nuk do te pranonin asnje oferte.”

Lukaku? Jo, lojtari me i pashitshem ne skuadren zikalter eshte nje tjeter: “Per te drejtuesit nuk do te pranonin asnje oferte.”
Inter Club Staff

Situata ekonomike globale ka bere qe te gjithe klubet te jene shume te kujdesshme per sa i perket merkatos.

Natyrisht, edhe Interi, do duhet qe te shohi me kujdes se si do te mund te perforcohet ne merkato per te shtuar vlerat ne skuadren e Antonio Contes.

Per te financuar nje merkato te madhe, do duhet qe te behet nje merkato e madhe edhe per shitjet.

Prandaj, te gjithe drejtuesit e Interit jane ne pune per te shitur dhe te gjithe lojtaret konsiderohen si te prekshem: deri tek Eriksen dhe Lautaro Martinez madje.

Por nese ne zerat e lojtareve te pashitshem ben pjes edhe Romelu Lukaku, lojtar ku do te mbeshtetet Interi ne 2020-2021, ka edhe nje lojtar tjeter qe ben pjese ne kete liste e ndoshta eshte edhe me i pashitshem nga Romelu Lukaku.

Belgu eshte kerkuar me ngulm nga Conte veren e kaluar dhe ka qene lojtari me i mire i Interit sezonin qe sapo eshte mbyllur.

Por jo, edhe nje lojtar tjeter i blere ne te njejten vere me Lukakun ka shkelqyer po aq shume: behet fjale per Niccolo Barella.

Asnje dhe absolutisht asnje tek Interi nuk deshiron te heqe dore nga italiani qe ka shpaguar totalisht investimin e bere per te.

Ai ka kushtuar pak a shume 50 milione euro, por ne fushe ka dhene me te vertete paraqitje prej Top Playeri.

“Ne mesfushe tek Interi askush nuk deshiron te heqe dore nga Barella, lojtar i kerkuar me ngulm nga Conte veren e shkuar.”

“Ai ka luajtur sezonin e tij te pare ne nje klub te madh ne menyre shume te kenqashme, duke bere disa paraqitje te nje niveli shume te larte.”

“Barella eshte i pashitshem sot per sot, mbase edhe me shume se Lukaku, nje tjeter nxenes i Contes.”

“Te dy ata ne fakt kane treguar se Conte nuk e ka pasur gabim veren e kaluar kur i ka kerkuar me ngulm te dy ata.”

Burimi: Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.