Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

968 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: Kunder Fiorentines eshte nje ndeshje e rendesishme por jo decizive…

Blerim Shehu

Ndeshje thelbesore per Interin e Roberto Mancinit ajo e dites se neserme kunder Fiorentines. Nje ndeshje direkte per vendin e trete. Keto jane fjalet e teknikut zikalter gjate konferences se sotme per shtyp:

Sa e rendesishme eshte prezenca e Thohir ne kete moment?

” Shume e rendesishme, jemi ne nje moment teper deciziv dhe me siguri prania e presidentit na jep me shume kurajo. Megjithate dua te theksoj se ndeshja e neserme eshte e rendesishme por jo decizive, kemi edhe shume jave te tjera ne dispozicion.”.

Cila ka qene arsyeja e renies se rendimetit te ekipit?

“Ekipi ne kete moment eshte mire dhe pavaresisht barazimit 3-3 ndaj Veronas, ne e merituam fitoren ne ate ndeshje. Kam ndjesi pozitive per ndeshjen e neserme, edhe pse do te jete e veshtire pasi Fiorentina luan shume mire”.

A ka ndonje mundesi qe ndeshja e neserme te jete pikerisht ndeshja e ktheses drejt fitoreve?

“Nuk eshte se kemi dicka per te rinisur, sepse deri ne kete moment kemi bere mire. Ne ndeshjet e fazes se pare kemi mbledhur shume pike ne krahasim me ndeshjet e fazes se dyte. Gjithmone kam theksuar qe aktualisht ka ekipe me superiore se ne dhe realiteti ka treguar kete gje, por ne do te vazhdojme te luftojme. Objektivi yne mbetet zona Champions. Asgje nuk ka ndryshuar ne objektivat tane.

Cfare prisni nga ndeshja e neserme?

“Ne ndeshjen kunder Verones kane ndodhur shume episode rastesore, por ne duhet te ruajme vazhdimesine. Sigurisht duhet te limitojme gabimet tona, kjo edhe per faktin se Fiorentina mund te na vendose ne veshtiresi ne cdo moment.

Roma eshte kthyer fuqishem ne lufte per vendin e trete. Si e vleresoni konkurencen per vendin e trete per momentin?

“Per momentin jane tre ekipe ne lufte per vendin e trete, por nuk duhet te harrojme as Milanin qe eshte vetem 5 pike larg nesh”.

Ne krahasim me ndeshjen e pare ne San Siro, cfare do te ndryshoje ne kete takim kthimi kunder Fiorentines?

“Ajo ndeshje ka qene me te vertete e cuditshme, shpresoj qe neser te jete krejtesisht ndeshje tjeter. Duhet te pesojme me pak gola, Fiorentina po ben nje kampionat te bukur. Ne do te tentojme te japim me te miren tone”.

Fakti qe skuadrat e tjera kane dhe ndeshjet e kupave Europiane perben ndonje avantazh per Interin? Cfare mendon per faktin se nuk do te lejohet qe te flitet me per arbitrat pas ndeshjes?

“Shpresoj qe te mbesim ne vendet e para te klasifikimit deri ne fund, ne duhet te tregohemi te zgjuar dhe te perfitojme nga fakti qe ekipet e tjera siper nesh do te luajne ne kupat Europiane. Persa i perket arbitrave, une kam tentuar qe te mos flas qe nga fillimi i kampionatit, por shpesh analiza e pasndeshjes behet ne baze dhe te gjykimeve arbitrare. Nje pjese faji kane edhe gazetaret qe shpesh nxisin polemikat mes tranjereve dhe arbitrave”.

Ne krahasim me Milanin, verehet se ne kampin tuaj ka me shume pesimizem apo jo?

“Duhet qe ne te mendojme vetem per veten tone dhe qe te luajme mire. Kemi mundesi shume te mira qe te arrijme objektivat qe kemi pasur ne fillim.”

Perse eshte tendenca qe gota te shihet “gjysme bosh”?

“Nje pyetje jo me shume rendesi”.

A keni pasur pritshmeri me te larta ne fillim te sezonit per disa lojtare te ndryshem?

“Fakti qe kete vit kemi marre shume lojtar te rinj nuk ka qene aq e lehte persa i perket ambientimit edhe pse ne fillim gjithcka shkoi mire. Kohet e fundit kemi pesuar nga rendimenti i ulet i ekipit mirepo lojtaret kane bere gjithcka kane mundur dhe jam i kenaqur me kete gje”.

Keni punuar shume me goditjet standarte kete jave?

“Miranda eshte shume i nevojshem per ekipimin, vlejme te theksojme se prej 5 muajsh nuk kemi pesuar asnje gol nga goditjet standarte. Ajo qe ndodhi ne Verona ishte nje rastesi, gjithsesi rikthimi i Mirandes do te na ndihmoje shume”.

Keni ndonje dyshim per formacionin e neserm?

“Asnje dyshim. Do te luajne  Allegri, Sarri, Paulo Sousa, Pioli, Donadoni, Gasperini e Delneri (qesh). Pertej shakave, do te jete sigurisht Handanovic, ndersa persa i perket pjeses tjeter te formacionit tashme e keni kuptuar sesi funksionon”.

Perisic, Eder dhe Biabiany mund te jene deciziv neser, mbase duke luajtur me kundersulm?

“Fiorentina mund te pesoje gola sepse luajne gjithmone ne sulm. Edhe Sousa shpesh ndryshon taktike, keshtu qe te shohim se cdo te ndodhe”.

Thuhet se tashme jeni i lodhur nga menyra sesi luhet futbolli Italian : Keni dicka per te shtuar?

“Nuk i lexoj shume gazetat  e shpesh thone gjera te paverteta. Kampionati anglez eshte me i bukuri ne bote, keshtu qe normalisht ka ndryshim dhe mund te kete hapesira per te bere krahasime”.

Ljajic dhe Jovetic, duke qene se jane dy ish lojtare te Fiorentines mund te jene nje arme me shume per te fituar ndeshjen?

“Jane dy lojtare shume te mire qe mund te zgjidhin situata te ndryshme. Duhet te jene gati per te luajtur”.

 Do te qendroni tek Inter per sezonin e ardhshem?

“Po, do te qendroj tek Inter per sezonin e ardhshem vetem nqs nuk me perzejne (qesh)”.

Si eshte Icardi?

“Shume mire. Ka pasur vetem nje problem te vogel, asgje me rendesi”.

Interi duhet te beje dicka ndryshe neser, te pakten ne menyren se si do te krijoje lojen.

“Kunder Fiorentines duhet edhe te mbrohemi mire, dhe me siguri duhet te kemi bindshmeri ne lojen tone per te arritur sukses neser”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.