Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

210 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta, cfare fjalesh: “Rinovimet nuk jane ne problem: te Interi do qendrojne vetem ata lojtar qe…”

Marotta, cfare fjalesh: “Rinovimet nuk jane ne problem: te Interi do qendrojne vetem ata lojtar qe…”
Inter Club Staff

Direkt nga San Siro, Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit, eshte rikthyer te flase per mikrofonat e Sky Sport pak minuta perpara ndeshjes me Sheriffin e Tiraspol.

Kjo ka qene nje ndeshje shume e rendesishme dhe Marotta ka dashur te thote fjalet e tij per te vene edhe disa pika mbi i per rinovimet.

Sa eshte e rendesishme kjo ndeshje?

“Cdo ndeshje ne Champions eshte decizive. Duhet bere maksimumi dhe te merren piket. Do te perballemi me nje kundershtar te forte. Duhet te kemi motivimet e duhura per te fituar.”

A ke pare ndopak nerv pas asaj humbje ne Olimpico?

“Ndeshja e se dieles ka qene nje histori me vete sepse duhet pare rrugetimi keto muaj per te pare nese skuadra eshte sjelle mire gjithmone apo jo.”

“Edhe ne Rome deri ne minuten e 60 kishim ne dore ndeshjen por pastaj nuk u treguam te zotet per te menaxhuar minutat finale.”

“Duhet te shohim me optimizem per te ardhmen pa humbur kualitet.”

Kur do e takoni agjentin e Brozovic?

“Rinovimet per Interin nuk jane nje problem. Tek Interi duhet te qendrojne ata lojtare qe jane te lumtur te qendrojne dhe Brozovic e ka treguar kete vullnet dhe deshire per te qendruar me ne, po ashtu si Lautaro dhe te tjere.”

“E gjithe skuadra meriton nje vleresim. Ne javet e ardhshme do te kemi menyre per tu perballur me agjentet e tij bashke me Ausilion.”

A ka lidhje ndermjt kulifikimit dhe ndonje blerje te mundshme ne janar?

“Jo, nuk ndikon kjo. Kualifikimi nuk do te levizte asgje nga strategjia jone. Janari eshte nje merkato qe jo gjithmone ka mundesi te mira.”

“Duhet te konsolidojme nje grup qe ka merituar te fitoje Scudetton dhe qe e ka nisur mire kampionaton. Pastaj do te shohim cfare mundesish do te na ofroje Janari.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.