Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

480 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta dorezohet perballe Contes? “Ja kush pritet te transferohet shume shpejt ne Milano.”

Marotta dorezohet perballe Contes? “Ja kush pritet te transferohet shume shpejt ne Milano.”
Inter Club Staff

Hera e trete mund te jete ajo e duhura: pas tentativave ne janarin e shkuar dhe ne vere, rruga e Interit dhe e Arturo Vidal mund te bashkohet perfundimisht.

Per kenaqesine e Antonio Contes natyrisht, sponsori i pare ne klubin zikalter per mesfushorin kilian te Barcelones.

Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit zikalter jane dorezuar totalisht perballe kerkeses me tone te rendesishme te teknikut.

Ai me shume mundesi, mbase do te duhet te heqe dore nga Lautaro Martinez sezonin e ardhshem.

“Kur Antonio Conte deshiron dicka, ne fund ai e merr gjithmone ate. Keshtu ndodh gjithmone dhe fjala e tij nuk duhet te behet dysh.”

“Sidomos ne rast se behet fjale per nje lojtar qe ai e shikon si perfekt per skemat e tij, aty ai nuk deshiron te toleroje..”

“Dhe keshtu, duke qene se Arturo Vidal ai e kerkon prej 11 muajsh tashme, eshte shume e mundshme qe Interi ta kenaqe teknikun.”

“Me siguri, klubi me ne krye Marotten do te preferonte Sandro Tonalin, qe eshte edhe me i shtrenjte se Vidal.”

“Por duhet qe te kompesohet merzia e teknikut ne kete menyere qe do te shohe te largohet Lautaro Martinez kunder deshires se tij edhe spe Interi nuk po e ben me deshire kete opracion.”

PER TE GARANTON ANTONIO CONTE – “Kiliani nuk do te marre vendin e Martinez tek Interi, natyrisht, por do te sistemoje mesfushen.”

“Ai do i lejoje klubit qe te mbaje nje shifer te rendesishme nga shitja e Lautaros per ta perdorur po per sulmin.”

“Marotta ka qene (dhe mbetet) shume skeptik per Vidal, por Conte do te dale garant per te.”

“Re Artur” eshte lojtari ideal per skemat e tij dhe tekniku eshte i bindur se ai ka ende shume per te dhene. Pikerisht ashtu si mendonte per blerjen e Pirlos nga Milani vite me pare tek Juventusi. Kjo sepse Conte deshiron njerez per te fituar menjehere.”

“Keshtu, Marotta eshte dorezuar perballe deshires se Contes: shume shpejt ne Milano pritet te zbarkoje Arturo Vidal.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.