Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

605 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta flet perseri: “Inter do te fitoje ne tavoline 0-3? Ja cfare mund te them. Nuk kemi…”

Marotta flet perseri: “Inter do te fitoje ne tavoline 0-3? Ja cfare mund te them. Nuk kemi…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme Beppe Marotta ka thene fjale te rendesishme qe nga Bologna per Sky Sport por me sa duket ai ka foluer perseri edhe per DAZN.

Ai eshte ndalur te ceshtja e ASL (Institutit te Shendetit Publik) qe vazhdon te nderhyje neper skuadrat e futbollit duke thyer protokollin.

Keto kane qene fjalet e tij: “Objektivi yne eshte qe te ruajme shendetin e te gjitheve dhe te sigurojme mbarevajtjen e garave.”

“Ashtu si e thashe pak me pare, tashme eshte miratuar nje rregullore e re e cila tregon qarte se kur luhet dhe kur jo.”

Cfare do te ndodhe? 3-0 ne tavoline?

“Ajo qe mund te them une eshte se ne nuk kemi elementet per te bere nej vleresim tani. Por e dime qe Bologna eshte detyruar te mos luaje edhe pse donte te luante.”

“E them perseri kete gje me ze te larte: duhet qartesi mes Ministrise, Federates, Liges dhe skuadrave. Nuk vazhdohet dot keshtu.”

“Tani duhet te vendosim nje rregull edhe per dozen e trete te vaksines, vetem keshtu do te ndiheshim te gjithe te sigurt per te vazhduar kampionatet.”

Nuk do ishte me mire te ishin shtyre dy jave kampionat?

“Ne jemi kapur te papergatitur. Disa i kane shtyre ndeshjet, disa jo. Natyrisht varet nga situata dhe nga shteti.”

“Sot jemi perballe nje force madhore ku duhet te mendojme mire. Por problem ka qene edhe rritja e shpejte e numrave.”

“Nuk eshte e thjeshte per askend te parashikoje dicka te tille. Kjo vale e fundit e pandemise ka qene vertete e shpejte.”

“Ne duhet te bejme gjithcka tani per te ruajtur shendetin e te gjitheve dhe te marrim vendimet me te mira per te gjithe.”

“Rregullorja e re qe eshte miratuar tergon qarte cfare duhet bere ne secilin rast. Normalisht tani Qeveria duhet te jape nje dore qe kjo rregullore te respektohet.”

“Futbolli ka nevoje edhe per qartesi por edhe per mbeshtetje nga Qeveria Italiane. Duhet bere dicka per ASL.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.