Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 25, 2021

Scroll to top

Top

570 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare ben? Marotta pranon publikisht largimin e Eriksen: “Interi nuk do te mbaje kurre ne skuader nje lojtar qe…”

Inter, cfare ben? Marotta pranon publikisht largimin e Eriksen: “Interi nuk do te mbaje kurre ne skuader nje lojtar qe…”
Inter Club Staff

Vetem pak caste perpara se te fillonte ndeshja ne San Siro kunder Torinos, Beppe Marotta ka folur per mikrofonat e DAZN per ndeshjen e Interit por jo vetem.

Keto kane qene fjlaet e administratorit te deleguar te Interit, ku ai nder te tjera, jep nje lajm te rendesishem edhe per Christian Eriksen.

“Kombetaret? Ne duhet te bashkejetojme me kete pandemi, qe sjell pozitivitete ne futboll, dhe per hir te vertetes, disa raste te mira na kane ardhur nga kombtaret direkt.”

“Vlen per te gjithe klubet, disa programime duhet te limtohen (miqesoret psh), sepse shpesh here tranjeret perfundojne duke improvizuar ndeshje.”

“Pertej kesaj konsiderate, tani ne kemi nje cikel te pabesueshem me 10 ndeshje ne 33 dite dhe shpresojme qe te kemi lojtaret ne dispozicion.”

A keni ndjekur me krenari ndeshjet e Bastonit? A mund te flitet per rinovim kontrate?

“Kur nje lojtar vesh bluzen e Kombetares, eshte gjithmone nje krenari, sidomos nese shenon gola apo nese zhvillon paraqitje te mira.”

“Ne rastin e Bastonit, kemi te bejme me nje faqe te kendshme te rritjes se nje djaloshi qe ka talent me shumice.”

“Prandaj eshte e drejte qe te konsiderohet raporti ekonomik. Mbi te gjitha per te treguar vleresim ne drejtim te lojtarit.”

Pozicioni i Eriksen ne lidhje me merkaton e janarit eshte e njejte me ate te klubit?

“Dje Conte eshte pergjigjur ne menyre te sakte. Por une shtoj se ne si Inter nuk do te mbajme kurre nje lojtar qe kerkon te largohet.”

“Eriksen po sillet si profesionist, duhet te bejme vleresimet e duhura por tani ai eshte ne dispozicion te skuadres dhe ajo qepo ben tranjeri eshte ne interesin e klubit dhe te lojtarit.”

A kane ardhur oferta te vecanta per te?

“Jo, por per momentin eshte e drejte qe te kerkojme te bejme kombinimet e duhura ne merkato.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.