Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

527 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte e pranon me ne fund: “Po, ka te drejte Lukaku. Interi kete sezon ka humbur shume nga…”

Conte e pranon me ne fund: “Po, ka te drejte Lukaku. Interi kete sezon ka humbur shume nga…”
Inter Club Staff

Ne fund te ndeshjes ndaj Torinos, Antonio Conte pasi eshte ndalur per mikrofonat e Sky Sport, ka folur edhe per DAZN.

Ai ka folur kryesisht per paraqitjen e skuadres, pas fitores 4-2 ndaj Torinos, por nder te tjera, i ka dhene te drejte edhe Lukaku.

“Fillimi i ndeshjes nuk ka qene nder me te mirat. Ose me sakte, 60 minutat e para. Duhet te ishim me te eger, dicka qe ishte Torino nderkohe.”

“Nuk kemi arritur te fitonim asnje dyluftim ne pjesen e pare. I kuptoj veshtiresite pas kombetareve, por nje sjellje te tille jo.”

“Na ka munguar nje sjellje ne grup, qe te ndalonim Torinon te bente lojen e saj qe ne situata te caktuara i dilte me nje thjeshtesi te madhe.”

“Per sa i perket pjeses se dyte, dua te falenderoj djemte per ate ndeshje, sepse tek 2-0 duhet te kishim vdekur ne fushe por arritem te fitonim 4-2.”

“Nuk ishte e thjeshte. Kemi bere kater gola e mund te benim akoma me shume. Duhet te punojme qe te rrisim nivelin e perqendrimit.”

“Ne krahasim me vitin e kaluar, lojtaret duket se e kane humbur pak ate perqendrimin dhe nervin e ndeshjes.”

“Lojtaret e dine se duhet te japin gjithcka ne fushe: mendje, zemer dhe kembe. Uroj qe kjo ndeshje te sherbeje edhe per te ardhmen.”

“Pjesa e pare absolutisht nuk me ka pelqyer. Por rruga eshte e gjate dhe e veshtire. Duhet te germojme, te behemi dysh, te bejme kundershtaret te dorezohen.”

“Shume here kjo nuk ka ndodhur ose ka ndodhur me vonese. Nese nuk fusim gjera ne nivel personal ne loje, kjo nuk arrihet dot.”

“Inter ka nevoje per keto vlera personale. Ka nevoje per sakrifice. Fjalet e Lukaku (Interi nuk eshte nje skuader e madhe nese luan 60 minuta keshtu)? E di qe kam djem inteligjente.”

“Ne situata te tilla ata kane mendimin e tyre. Jam i lumtur per fjalet e tij. Me bejne te kuptoj se sa mire ata e percepotojne ate qe ndodh.”

“Duhet te japim shpirtin ne fushe. E mbyllem ndryshe vitin e kaluar, duhet deshire, vrap, zemer. Por mendoj se do i gjejme bashke edhe keto.”

“Eshte nje grup i shendoshe ky me mendje te shendoshe. Nuk eshte ceshtje taktike. Ne pjesen e dyte kemi luajtur me Sanchez si trekuartist. Nuk ndryshoi asgje ne nivel taktike, por vetem ne nivel njerezish.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.