Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

938 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marotta zbulon: “Ja ke duam te blejme tani ne merkato. Nuk eshte e vertete qe Conte nuk eshte ne te njejten linje me klubin.”

Marotta zbulon: “Ja ke duam te blejme tani ne merkato. Nuk eshte e vertete qe Conte nuk eshte ne te njejten linje me klubin.”
Inter Club Staff

(ANSA) – ROMA, 22 KORRIK – Nuk eshte dicka e fshehur per publikun tashme qe Interi edhe pse ka bere disa afrime te rendesishme ne skuader, po mendon perseri per blerjet. 

Ne kete moment qe po flasim, sulmi i Interit eshte totalisht i zbuluar duke pare qe ne turin veror ne Azi, Conte ka me vete vetem Esposito dhe Longo.

Por pikerisht per kete dhe per shume te tjera ka folur sot administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta.

Keto kane qene fjalet e tij: “Ne po mendojme seriozisht per te kompletuar sa me shpejt skuadren qe deshiron Conte. Nuk eshte e vertete se ne nuk jemi ne te njejten linje si tranjeri. Ai e di qe ne po punojme dhe detajet jane pikerisht ashtu si ai i kerkon.”

Keshtu ka qetesuar sot Marrotta tifozet zikalter pas takimit te merkatos qe ka ndodhur ne Kine ku ka qene prezent Steven Zhang, Piero Ausilio, Alessandro Antonello dhe Gabriele Oriali.

Cfare pergjigjesh i kemi dhene Contes? Une e njoh shume mire, njoh gjuhen e tij, e di ta interpretoj ne menyren me te mire te mundshme.”

“I gjithe klubi eshte ne sintoni te plote. Ne kemi besim tek ai dhe ai ka besim tek ne per cdo detaj. Pikerisht nga kjo lind nevoja per ta pasur skuadren sa me shpejt gati.”

“Pastaj merkato esht e gjate dhe eshte nje merkato qe per hir te vertetes nuk eshte aspak ne momentin kulminant te saj, por vetem ne fillim.”

“Eshte e qarte qe kemi disa veshtiresi per sa i perket repartit te sulmit, por duam te bejme gjerat me qetesi dhe ne menyren e duhur, jo duke u nxituar.”

“Kjo zgjedhje eshte ndare me Conten, sepse duhen respektuar edhe ekuilibra financiare dhe ekonomik te FPF. Nuk mund te bejme investime pa limit sepse rrezikojme te biem perseri ne gracken e UEFA-s.”

Marotta me pas deshiron te theksoje se: “ne bashke me tranjerin po kerkojme te ndertojme nje skuader kompetitive, i dime veshtiresite e medha qe ai po has duke pare menyren e punes e cila eshte teper e forte.”

“Por duhet te llogarisim gjithashtu se nese nga njera ane eshte nevoja per te blere lojtaret qe duhen, nga tjetra duhet te largohen lojtaret qe nuk jane me pjese e projektit sepse keshtu eshte e drejte por nuk duam te heqim asgje nga profesionaliteti i tyre qe ka qene gjithmone ne maksimum.”

“Gjithesesi me nje merkato kaq te gjate dhe te hapur, eshte e veshtire te ndertosh nje skuader ne 20 korrik. Por ne me Conten jemi ne nje linje. Nevoja e tij eshte e njejta me tonen. Duam te permiresojme skuadren.”

Objektivat jane te qarte dhe nuk fshihen aspak nga Marotta qe zbulon edhe planin e blerjeve: “Jemi ne kerkim te dy sulmuesve, nje me eksperience dhe nje me te ri, sepse sot kemi vetem Lautaron ne skuadern.”

“Vitin e kaluar ishte edhe Icardi dhe Keita, por tani kemi vetem nje. Vonesa ne blerjen e tyre vjen edhe per faktin se po studiojme me kujdes profilet. Por duke qene se eshte nderruar dhe tranjeri, ne na u desh te nderrojme edhe objektivat sepse ardhja e Contes solli edhe deshira te tjera nga ato te paraardhesit te tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.