Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,446 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marveshje totale Inter-Shaqiri! Por Liverpool mbetet perpara: Gare koke me koke, ja shifrat…

Marveshje totale Inter-Shaqiri! Por Liverpool mbetet perpara: Gare koke me koke, ja shifrat…
Inter Club Staff

SkySport me ne krye Gianluca Di Marzion tregojne situaten e merkatos rreth Xherdan Shaqirit dhe Interit.

“Xherdan Shaqiri eshte epiqendra e ciklonit, e nje merkatoje me te vertete te bukur qe se kemi pare prej vitesh. Rreth tij jane afruar shume klube. Por ka te reja sepse Interi ka arritur nje marveshje totale me djaloshin per te gjitha gjerat: Nga rroga tek bonuset: Nuk ka me diference ndermjet kerkeses dhe ofertes. Po situata me Bayern Munich? Zikalterit kane filluar bisedimet me klubin gjerman dhe kane ofruar verbalisht 2 milione per huazimin dhe 12 milione blerja e detyrueshme ne Qershor.

Por klubi Italian nuk eshte i vetem pas lojtarit te talentuar te Bayern sepse Liverpool po e ndjek me kujdes te gjithe situaten dhe eshte prezente. Reds kane nje avantazh te vogel sepse i kane ofruar lojtarit 3,5 milione euro ne sezon dhe 14 klubit gjerman per kartonin e tij. Por Interi eshte aty dhe nuk ka ndermend te dorezohet. Do te luftohet per Xherdanin koke me koke sepse ai konsiderohet si njeriu ideal per formacionin e Mancinit. Zikalterit deshirojne ti tregojne se ai do te jete nje nga me te rendesishmit ne projektin afatgjate te Interit dhe natyrisht Mancio do i ofroje nje fanelle titullari ti sigurte cdo ndeshje. Kete gje e tregojne edhe deklaratat e sotshme te Mancinit – ne konferencen per shtyp – se ai ka deshire ta ket ne dispozicion Zvicerianin: Eshte e mundur qe te kete patur kontakte edhe ndermjet te dyve. Shaqiri eshte ne vitrine dhe merkato po nxehet si kurre me pare: Interi protagoniste?” – keshtu e mbyll Gianluca Di Marzio materialin e tij per Xherdan Shaqirin tek SkySport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.