Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,340 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Campagnaro? Shoqeria ka thene te verteten. Per Zanettin vendos neser. Merkato…”

Mazzarri: “Campagnaro? Shoqeria ka thene te verteten. Per Zanettin vendos neser. Merkato…”
Xhorxh Gellci

Dite konference per Walter Mazzarrin, para ndeshjes Inter-Livorno neser ne Giuseppe Meazza. Trajneri zikalter u pergjigjet si zakonisht pyetjeve te gazetareve, dhe inter.al u sjell fjalet e tij te plota ne shqip.

Interi eshte nje skuader qe shenon shume…
“Jane te dhena indikative, na behet qejfi sepse gjithmone flitet per te luajtur me me shume sulmues, dhe gjithmone kam thene qe e rendesishme eshte si levizin lojtaret dhe futbolli qe mundohemi te bejme. Mendoj mbi te gjitha per rezultatin global te skuadres, me pelqen qe shenojme shume, por ne disa ndeshje shpresoja te pesonim me pak. Duhet te qendrojme te kujdesshem per te mos lene hapesira. Na mungon ndonje pike, por ne pergjithesi jemi te kenaqur.”

Inter-Argjentina, ligji nuk eshte i njejte per te gjithe (Higuain dhe Campagnaro). Ka ndonje te re?
“Flas per fakte, shoqeria e ka bere shume te qarte si kane shkuar gjerat. Pjesa tjeter nuk me intereson dhe nuk komentoj.”

Mbi Zanettin, po vlereson mundesine per te luajtur si i brendshem ne mesfushe?
“Une shoh fushen, lojtaret e dine cfare dua nga ata. Kur Zanetti eshte mire, mund te beje shume role. Te kem nje “xhol” si ai ne grup sjell vetem gjera pozitive. Duhet te jete mire fizikisht dhe te gjeje formen me te mire.”

Juventus-Napoli, cfare pret?
“Nuk komentoj.”

Nuk ke frike se ke pak lojtare te disponueshem ne sulm? Dhe ju kenaqin fjalet e Thohir?
“Ne Udine kishim vetem nje sulmues dhe kam marre me vete Puskas, qe neser do grumbullohet perseri. Mua me intereson si sillet skuadra, nese do te jete mire, do te bejme ndeshje te rendesishme. Thohir? Me behet qejfi, sigurisht, por ne duam te marrim rezultate ashtu sic i takojne Interit. Aksionisti i mazhorances e ka njohur punen tone, dhe ne, ashtu si tifozet, e kemi pare kete gje.”

Te gjithe thone qe tre skuadrat e para jane me te forta…
“Ka disa parametra te caktuar ne futboll, jane parashikuar qe ne vere. E bukura e futbollit eshte qe, pavaresisht forcave te skuadrave, gjerat mund te shkojne edhe ndryshe. Per nje si une qe ka kaluar momente te veshtira dhe ka stervitur shume tipe skuadrash, eshte e rendesishme tu transmetoj lojtareve deshiren per te dhene gjithmone maksimumin. Klasifikimi eshte totali i te gjitha ndeshjeve, prandaj gjithcka mund te ndodhe.”

Rolando mund te luaje ne qender te mbrojtjes dhe Guarin mund te veproje mbrapa Palacios?
“Ne Udine kam patur indikime shume pozitive, por une shoh gjithmone skuadren. Te dy kane bere mire, mund t’i vendos perseri ne te njejtin pozicion.”

Keni folur me Campagnaro?

“Duket nese nje lojtar nuk eshte ne dispozicion te grupit, nuk mund te trajnohet dhe nuk mund te luaje siç duhet. Te dielave e rris edhe me shume ritmin e stervitjes. Nese ai nuk po stervitet me ne do te thote qe nuk eshte mire fizikisht, nuk ka konsiderata te tjera per tu marre parasysh.”

Çfare ndjesie ju jep fakti qe do luani kunder skuadres se qytetit tuaj dhe skuadres qe e ka ndjekur me mjaft vemendje Bardin. 

“Ne i ndjekim te gjithe ata qe kemi derguar ne huazim, jane interesante. Jo vetem Bardin, por dhe te tjeret. M’Baye dhe Niang i njoh mire dhe shpresoj qe ne te ardhmen te jene te nevojshem per Interin. Livorno ka qene nje eksperience e rendesishme per karrieren time, ate vit kemi bere gjera te jashtezakonshme. Livorno mbetet pjese e rendesishme e se shkuares sime, por neser do jem trajneri i Interit.”

Samuel mund te luaje ne te majte? Mund te luaje Zanetti?

“Per Zanettin varet. Duhet nje kohe prove ne fillim, do te jete ne pankine dhe me pas te shohim si do te shkoje ndeshja. Jane vleresime qe i mbaj per vete. Nese Samuel eshte mire do te luaje, sot do te bejme nje prove. Do luante ne te majte sepse eshte i vetmi lojtar qe kemi me kemben e majte.”

Me Juventus-Napoli do jete mundesi per tu afruar ne vendin e trete, si mendoni?

“Fati i te tjerave nuk varet nga ne, ne do bejme rrugen tone. Kunder Livornos do jete nje ndeshje jo e lehte, ne futboll nuk duhet nenvleresuar asnje skuader. I kam thene djemve ta harrojne Udinesen, çdo ndeshje do vleresohet si nje finale e Champions League, pavaresisht kundershtarit. Shpresoj qe ata t’i degjojne fjalet e mia. Duhet te vazhdojme te luajme ate futboll qe luajtem ne Udine.”

Nuk mendon se per Campagnaro jane komunikuar pak fjale?

“Shoqeria eshte sjelle ne menyren e duhur, lojtari monitorohet çdo dite. Deklarata ishte ajo e duhura dhe shoqeria tha ate qe ka ndodhur.”

Si mendon ta prezantosh Interin tend tek Thohir?

“Me qetesi te madhe them ate qe kam menduar ne shoqerine e Morattit dhe do mbaj ate qendrim. Nese behet fjale per perforecime do them fjalen time, por me buxhetin do merret shoqeria. Une mund te jap 8 emra per nje pozicion, dhe zakonisht marr te 8-in. Duhet te dish ti besh lojtaret te vrapojne. Kjo eshte ajo qe kam bere tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.